UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË, KËRKON TË REKRUTOJË SPECIALIST JURIST PRANË SEKTORIT JURIDIK

njoftim punesim njoftime

NJOFTIM

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 108, datë 03.12.2018 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali“, Vlorë:

SPECIALIST JURIST PRANË SEKTORIT JURIDIK,  NË UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI” VLORË.

Kandidati i interesuar duhet të plotësojë kriteret e përgjithshme të mëposhtme (neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores):

  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Isamil Qemali”, Vlorë;
  • Të mos ketë vepruar ose propaganduar në drejtim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe/apo të shkruar, rrjetet sociale etj.

 

Kritere Bazë

  • Të ketë zotesi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë arsim të lartë në shkencat juridike.
  • Të zotëroj çertifikatë/dëshmi të njohjes së një prej5  gjuhëve kryesore të BE-së.
  • Të ketë eksperiencë në punë.

 

Kritere preferenciale

  • Preferohen kandidatë të cilët kanë diplomë në nivelin “Master i shkencave” në shkencat juridike.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë pune të dëshmuar me dokumentacion ligjor përkatës.
  • Preferohen kandidatë të cilët zotërojnë me dëshmi njohuri të gjuhës angleze.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese për të punuar në grup.
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës.
  • Të ketë kryer trajnime dhe kualifikimeve në fushën e shkencave juridike.

Kandidati i cili nuk i plotëson kriteret bazë s’kualifikohet.

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

  1. Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:
  2. Formularin e aplikimit të shkarkueshëm nga faqja zyrtare e Universitetit univlora.edu.al .
  3. Kopje e letërnjoftimit;
  4. Kërkesë me shkrim
  5. Kopje e jetëshkrimit (CV);
  6. Kopje e noterizar e diplomës/diplomave të studimeve universitare
  7. Lista e notave të studimeve universitare duhet të jetë origjinale
  8. Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kopetent.
  9. Dëshmi apo diploma të studimeve, të trajnimeve dhe kualifikimeve të tjera, te jene te noterizuara.
  10. Kopje e noterizuar e librezës së punës
  11. Kopje e noterizuar e certifikatave ose diplomave të kualifikimeve apo specializimeve;
  12. Vërtetim i gjendjes gjyqësore/vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  13. Vërtetim i gjendjes shëndetësore ,origjinal, i tre muajve te fundit
  14. Kopje e noterizuar e dëshmive të njohjes së gjuhës së huaj
  15. Kopje e noterizuar e dëshmive të njohjes së kompjuterit
  16. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm që provojnë vlerësimet pozitive në punë.
  17. Deklaratë personale që nuk figuron në proces gjyqesor me UV-në.
  18. Deklaratë e kandidatit për mos pasjen e konfliktit të interesit dhe nepotizëm me personelin e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” të cilat duhet të jenë të noterizuar.

 

Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën:

Lagjja. “Pavarësia”, Rr. “Kosova” 9400  Vlorë, Shqipëri

Drejtoria e Komunikimit dhe e Burimeve Njerëzore

Pozicioni përse aplikohet

 

Afati për aplikim

  • Afati për të aplikuar është 2 dy (javë) kalendarike. Ky afat fillon nga data e nesërme e publikimit të njoftimit  në web-site zyrtar të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë: univlora.edu.al. (njoftimi u publikua në datën 05 Dhjetor 2018 dhe përfundon në datën 20 Dhjetor 2018).
  • Dokumentacioni i dorëzuar në shërbimin postar pas datës 20 Dhjetor 2018, do t’i kthehet aplikantit pa veprime.

 

Konkurimi do të kalojë në dy faza, me vlerësim dosjeje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.

  • Nuk lejohet dorëzimi i dokumentacionit dorazi.
  • Kandidati që paraqet mangësi në dokumentacionin e dorëzuar nuk do të merret në konsideratë nga Komisioni ad hoc.
  • Kandidati i cili kalon fazën e parë të vlerësimit të dosjes por që nuk paraqitet në fazën e dytë, të intervistës me gojë, skualifikohet nga konkurimi.

 

Kriteret e vleresimi specialist jurist 
Formular-aplikimi-per-personel-akademik
Formular-aplikimi-per-personel-administrativ