Anëtarësime Ndërkombëtare

Universiteti i Vlorës është anëtar i disa rrjeteve universitare si:

EUCEN

WEBSITE

EUCEN është rrjeti i edukimit të vazhdueshëm brenda institucioneve të arsimit të lartë në Evropë dhe gjetkë. Qëllimi i këtij rrjeti është të lejojë anëtarët që të shërbejnë më efektivisht, veçanërisht në rajonet e tyre, nëpërmjet ofrimit të mësimit të cilësisë së lartë gjatë gjithë jetës. Mundëson shkëmbimin e përvojës dhe informacionit ndërmjet anëtarëve mbi rregulloret dhe politikat aktuale të të mësuarit gjatë gjithë jetës si dhe krijimi i kontakteve me organet e përshtatshme Europiane. Nxit një model evropian të të mësuarit gjatë gjithë jetës bazuar në demokraci, të drejta të barabarta dhe drejtësi sociale, gjithashtu merr parasysh nevojat ekonomike dhe sociale duke nxitur bashkëveprimin për të identifikuar dhe mobilizuar resurset brenda rrjetit.

 

 

ASECU

WEBSITE

Qëllimi i rrjetit është promovimi i interesave të Universiteteve Ekonomike të Evropës Jugore dhe Lindore dhe të Rajonit të Detit të Zi, të cilat janë publike, të njohura ose të financuara nga shteti i origjinës. Rrjeti nxit bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit rreth planeve mësimore, shkëmbimin e stafit mësimdhënës dhe hulumtues, shkëmbimin e studentëve universitarë dhe pasuniversitarë etj. U mundëson anëtarëve shkëmbimin e informacionit, mendimeve etj duke botuar një revistë shkencore përkatëse ose duke bashkëpunuar në elaborimin e studimeve shkencore në lidhje me zhvillimin e ardhshëm të arsimit të lartë dhe kërkimeve, si dhe për të përmirësuar cilësinë e tyre në fushën e studimeve ekonomike dhe administrimin e biznesit.

 

 

BLACK SEA  

WEBSITE

Rrjeti i Detit të Zi lidh kulturat dhe ekonomitë e Evropës, Azisë Qendrore dhe Lindjes së Mesme për mijëra vite. Rrjeti është një iniciativë ndërkombëtare për mësimdhënie dhe mësimnxënje pranë Universitetit të Kolombias që lidh rajonet, disiplinat dhe institucionet duke krijuar programe arsimore dhe kërkimore që synojnë diversitetin e praktikave kulturore në një fushë shumë strategjike.

 

 

ENSP 

WEBSITE

Misioni i ENSP-ës është zhvillimi i një strategjie për veprim të koordinuar për kontrollin e duhanit në Evropë midis organizatave pjesëmarrëse, duke ndarë informacionet dhe përvojat përmes aktiviteteve të bashkërenduara dhe projekteve të përbashkëta. ENSP mundëson përfshirjen në zhvillimin dhe avancimin e strategjive të kontrollit të duhanit; mbështet veprimet dhe projektet e anëtarëve duke shtuar dimensionin evropian; lehtëson qasjen në proceset e bërjes së politikave dhe proceseve vendimmarrëse evropiane; krijon sinergji, nxit bashkëpunimin dhe vepron si forcë shtytëse; ofron buletine informative të rregullta teknike dhe strategjike; jep qasje në konferencat shkencore të rrjetit shkencor të ENSP; siguron mbështetje të fuqishme evropiane.

 

 

 

 

 

CMU

WEBSITE

CMU (Komuniteti i Universiteteve të Mesdheut) është një organizatë lider me anëtarësimin e 160 universiteteve në rajonin e Mesdheut. Ai favorizon përparimin në shkencë, teknologji dhe kulturë; shkëmbimin e përvojave më të mira, ndërkombëtarizimin dhe shkëmbimet akademike si dhe stimulon marrëdhënie më të ngushta midis popujve të Mesdheut dhe zhvillimit të tyre civil dhe shoqëror. CMU gjithashtu ka lidhje të forta me organizata mbikombëtare si UNESCO, Bashkimi Evropian dhe Këshilli Evropian.

 

 

 

 

Observatori Magna Charta

WEBSITE

Prej 22 Mars 2019 UV është anëtar i Observatorit Magna Charta. Observatori është një shoqatë nënshkruese, e pavarur nga organizatat politike ose grupet e interesit. Observatori merr përsipër të siguroj integritetin e punës intelektuale dhe shkencore në institucione dhe shoqëri, duke forcuar kështu besimin në marrëdhëniet midis universiteteve dhe komuniteteve të tyre, qofshin ato lokale, rajonale, kombëtare ose globale.