Sigurimi i Jashtëm i Cilësisë

Cilësia është në qendër të të gjitha aktiviteteve të UV-së. Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij përpiqet t’i sigurojë stafit dhe studentëve shërbime cilësore në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të cilësisë, duke ngritur një sistem efektiv të sigurimit të cilësisë. Si një detyrim ligjor, që rrjedh drejtpërdrejt prej Ligjit të Arsimit të Lartë Nr. 80/2015, institucioni ka hartuar politika si dhe ka ngritur struktura në funksion të Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë të cilat bazohen në, Statutin e UV-së, Planin Strategjik 2018-2024, miratuar me vendim Bordi Administrimi Nr. 26, dt. 08.11.2018 si dhe në rregulloren e Institucionit, Kodin e Cilësisë së Arsimit të Lartë, Manualin për Procedurat dhe Afatet për Vlerësimin e Cilësisë në kuadër të akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë.

 

             Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë është akredituar me 5 vite

Informacione për akreditimin institucional dhe të programeve të studimit (RVJ) (kliko këtu)

https://www.ascal.al/sq/bordi-i-akreditimit/vendimet/vendimet-e-mbledhjes-27-nentor-2020

Tabelë e Vendimeve të Akreditimi të programeve të studimit bachelor (kliko këtu)