• +355 33 222288
  • info@univlora.edu.al

Mobilitete ndërkombëtare

Erasmus Charter for Higher Education

Akorduar Universitetit të Vlorës ( 📄 Shiko dokumentin )

UNE JAM ERASMUS, PO JU?

1 në 13 studentë të UV-së, së paku një herë gjatë një cikli studimi, mund të përfitojë mobilitet Erasmus+ në një nga universitetet partnere. Dëshiron edhe ti? Ndiq videon më poshtë.

Rreth Erasmus+

Erasmus+ është një program i Bashkimit Evropian (BE) që mbështet financiarisht një sërë veprimtarish në fushat e arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit për periudhën 2014-2020. Erasmus + ngrihet mbi përvojën dhe suksesin e programeve të mëparshme arsimore të BE-së (Tempus, Erasmus Mundus, Alfa, Edulink etj) dhe mbështet shkëmbimet ndërkombëtare të studentëve, stafeve akademike dhe administrative, qarkullimin e praktikave më të mira midis institucioneve të arsimit të lartë dhe forcimin e lidhjeve midis arsimit dhe tregut të punës.

Bashkëpunimi me vendet partnere mbështetetet nëpërmjet:

KA1-“Mobiliteti i të nxënit” përfshin shkëmbimin e studentëve, lektorëve dhe personeleve administrative nga dhe në vendet partnere. Përfaqëson rreth 63% të buxhetit total të programit.
a) Mobiliteti i Krediteve- Në fushën e mobilitetit të krediteve, Institucionet e Arsimit të Larte nga vendet e programit do të aplikojnë për menaxhimin e projekteve të mobilitetit të studentëve, pedagogëve, dhe stafit administrativ të universiteteve.
b) Shkëmbimet për mastera të përbashkëta- Programi mbështet ndërtimin e konsorciumeve që ofrojnë programe Masteri të Përbashkët Evropianë, me kohë të plotë që zgjasin një ose dy vite.

KA2- “Bashkëpunimi për inovacionin dhe shkëmbimin e praktikave të mira” - përfshin bashkëpunimin për inovacionin dhe shkëmbimin e praktikave të mira midis institucioneve arsimore dhe ndërmarrjeve private e aktorëve të tjerë, rritjen e kapaciteteve në vendet e pa industralizuara (ish projektet Tempus). Përfaqëson rreth 28 % të buxhetit total dhe mbështesin modernizimin, aksesin dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve në vendet partnere. Projektet ndahen në:
a) projekte të përbashkëta për mbështetjen e institucioneve të arsimit të lartë në vendet partnere të modernizojnë metodat e mësimdhënies, të krijojnë programe të reja studimi ose të përmirësojnë programet ekzistuese duke i harmonizuar me ato të vendeve të zhvilluara të BE-së;
b) projekte strukturore për mbështetjen e zhvillimit dhe reformimit të institucioneve dhe sistemit të arsimit të lartë në vendet partnere. Ministritë e Arsimit janë partner i detyrueshëm në projektet strukturore.

Aktivitetet e Jean Monnet mbështesin dhe promovojnë thellimin e njohurive rreth çështjeve të Integrimit Europian, mësimdhënies dhe kërkimin mbi historinë, politikat, ekonominë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian. Universitetet shqiptare mund të aplikojnë për:
a) modulet Jean Monnet (kurse me kohë të shkurtër në fushën e Integrimit Europian, minimalisht 40 klasash për një vit akademik);
b) Jean Monnet për lektorët (vende vakante për pedagogët e specializuar në fushën Studime të Integrimit Europian, me një minimum prej 90 klasash për një vit akademik);
c) projektet Jean Monnet (aktivitete promovuese për çështje të Integrimit Europian, program trajnimi, etj.).

Scroll to top