Vlerësimi i lëndëve dhe mësimdhënies
Duke synuar që procesi i mësimdhënies të përmirësohet vazhdimisht, Universiteti "Ismail Qemali", Vlorë e konsideron të rëndësishme vlerësimin e studentit për lëndën në përgjithësi, si dhe për cilësinë e mësimdhënies dhe të stafit akademik në veçanti. Ky proces realizohet përmes instrumenteve të ndryshëm si: pyetësorë të cilësisë së mësimdhënies; pyetësorë të cilësisë së shërbimeve administrative të ofruara nga personeli ndihmësakademik dhe personeli administrativ; pyetësor alumni; takim me fokus-grupet.
1. Pyetësori i Studentëve për Cilësinë e Mësimdhënies
Raportet e analizës së pyetësorëve të studentëve për cilësinë e mësimdhënies në lëndët e çdo programi studimi në UV sipas viteve akademike:
2. Vlerësimi i Cilësisë së Shërbimeve Administrative të ofruara prej stafit ndihmësakademik dhe administrativ të UV-së
Raportet e analizës së rezultateve të pyetësorëve të studentëve për vlerësimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara prej stafit ndihmësakademik dhe administrativ sipas viteve akademike:
4. Pyetësori për vlerësimin e cilësisë së programeve të studimit nëpërmjet ALUMNI-t
Në zbatim të Ligjit të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë Nr. 80/2015, Datë 22.07.2015, Kreu X, Nenit 103, Pika 4: “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë realizon studime gjurmuese për të vlerësuar ecurinë e punësimit të studentëve dhe efikasitetin e programeve të studimit”, në Kodin e Cilësisë, miratuar me VKM Nr. 824, datë 24.12.2021, si dhe në Statutin e UV-së, Neni 80, pika 1, si dhe në Vendim Senati Nr. 13, datë 06.05.2021, Rekomandimi Nr. 7. Vlerësimi dhe përmirësimi i programeve të studimit, do të bëhet nëpërmjet diversifikimit të instrumentit të ALUMNI-t, me Vendim Senati Akademik Nr 20, dt 24.04.2023, organizimi i pyetësorit për ALUMNI-n do të bëhet çdo 3 (tre) vjet.
Shiko Raportin5. Sondazhi Kombëtar i Studentëve (SKS)
6. Rritja e Kulturës së Brendshme dhe Aktivitetet
UV zbaton një strategji institucionale për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë duke ndjekur parimin se sigurimi i brendshëm i cilësisë është një proces gjithëpërfshirës, ku të gjithë aktorët e brendshëm dhe të jashtëm kontribuojnë për garantimin dhe promovimin e cilësisë.
Në këtë kontekst, UV ka hartuar politika dhe procedura si dhe ka ngritur struktura për Sigurimin e Brendshëm të Cilësisë, në përputhje me kuadrin ligjor dhe aktet rregullatore institucionale. Një prej strukturave është NJSBCVI, përgjegjëse për zbatimin e politikave të SBC-së përmes instrumenteve të miratuara në nivel institucional.
Në kuadër të këtij sistemi, organizohen veprimtari periodike me personelin dhe studentët për informimin dhe ndërgjegjësimin e tyre për përmirësimin afatgjatë të cilësisë së programeve të studimit dhe të institucionit në tërësi.
Video Promovuese
Fletëpalosje
Shkarko (shqip / anglisht)Aktivitete
- Aktivitete informuese dhe sensibilizuese me studentët e viteve të para mbi instrumentat e SBC dhe mundësitë e shkëmbimit studentor në kuadër të programit Erasmus+
- Workshop: "Optimizimi i programeve të studimit të mësuesisë"
- Takim këshillues – "Bologna Hub Peer Support"
- Trajnim: "Përfshirja e personelit akademik në procesin e sigurimit të cilësisë"
- Workshop: "Studentët dhe tregu i punës"
- Trajnim për akreditimin e programeve të studimit



You need to be sure there isn't anything embarrassing hidden in the repeat predefined chunks as nessing hidden in the repeat predefined chunks as necessary, making this the first true generator on the Internet.