UniVlora Campus
Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore
📍 Godina C, L. “Pavarësia”, Rr. “Kosova” 9401, Vlorë
Këtu do të gjeni pamje të godinës, sallave të leksioneve dhe laboratorëve ku zhvillohen praktikat mësimore dhe kërkimi shkencor.
⚓ Laboratori i Departamentit të Shkencave Detare
Laboratori i Departamentit të Shkencave Detare shërben për trajnimin praktik të studentëve në drejtimin dhe menaxhimin e një anijeje, ku simulohen situata reale, si lundrimi, ankorimi dhe shmangia e përplasjeve, duke ndihmuar në zhvillimin e aftësive profesionale, vendimmarrjes dhe koordinimit të ekuipazhit.
🧪Laboratori i Mikrobiologjisë dhe Biologjisë Qelizore
🌱 Laboratori i Botanikës dhe Fiziologjisë Bimore
🧬Laboratori i Zoologjisë dhe Anatomisë
Laboratorët e Departamentit të Biologjisë u mundësojnë studentëve të lidhin njohuritë teorike me praktikën dhe të zhvillojnë aftësitë kërkimore shkencore, përmes analizave dhe projekteve praktike.
Këto hapësira laboratorike krijojnë një mjedis të përshtatshëm për të mësuar, eksperimentuar dhe eksploruar më nga afër proceset biologjike. Përmes punës praktike, studentët përfitojnë përvojë të drejtpërdrejtë dhe përgatiten më mirë për studime të mëtejshme të avancuara dhe për karrierën e tyre profesionale.
🔬Laboratori i Departamentit të Kimisë
Nëpërmjet Laboratorit të Kimisë studentët zbatojnë në praktikë njohuritë teorike që marrin në leksione dhe zhvillojnë projekte kërkimore.
Laboratori përdoret për të kryer eksperimente, për studimin e përbërjeve kimike, reaksioneve dhe vetive molekulare, duke shërbyer jo vetëm si një mjedis mësimor, por edhe si një platformë për kërkime të aplikuara.
💡 Laboratori i Qendrës Kërkimore Shkencore
Laboratori i Qendrës Kërkimore Shkencore për Shkencat e Aplikuara vepron si një platformë e rëndësishme ku zhvillohen dhe zbatohen metoda moderne eksperimentale, analitike dhe teknologjike në fusha si shkencat natyrore, inxhinieria dhe kërkimi i aplikuar.
Laboratori ndihmon studentët dhe studiuesit të zhvillojnë projekte kërkimore, të testojnë ide të reja dhe të krijojnë zgjidhje inovative.
Fakulteti i Ekonomisë
📍 Godina A, L. “Pavarësia”, Rr. “Kosova” 9401, Vlorë
Këtu do të gjeni foto të ambienteve të fakultetit, duke përfshirë pamje të godinës, sallave të leksioneve dhe laboratorëve ku zhvillohen praktikat mësimore, duke u mundësuar studentëve të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale në një mjedis bashkëkohor, funksional dhe të përshtatshëm për formimin e tyre akademik.
Fakulteti i Shëndetit
📍 Bulevardi Vlorë-Skelë, Rr. “Fejzo Gjomema”, Vlorë
Këtu do të gjeni foto të ambienteve dhe infrastrukturës së fakultetit, pamje të sallave të leksioneve dhe laboratorëve ku zhvillohet procesi mësimor dhe praktikat profesionale.
Këto hapësira u mundësojnë studentëve një mjedis të përshtatshëm për zhvillim akademik, përvetësimin e njohurive teorike dhe aplikimin e tyre në praktikë.
Fakulteti i Shkencave Humane
📍 Godina B, Rr. “Sulejman Delvina” 9401, Vlorë