Talenti, kultura dhe tradita në zërin e studentëve
Studentët e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, përveçse janë pjesë aktive e jetës akademike dhe universitare, angazhohen edhe në veprimtari kulturore dhe artistike, duke kontribuar në pasurimin e jetës studentore dhe në promovimin e vlerave kulturore të qytetit të Vlorës.
Një nga hapësirat ku studentët kanë mundësi të shprehin talentin, kreativitetin dhe pasionin e tyre për kulturën dhe traditat shqiptare është grupi “UniVlora Folk”, i miratuar me vendim të Rektoratit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
Grupi “UniVlora Folk” synon të krijojë një mjedis gjithëpërfshirës, ku studentët mund të zhvillojnë aftësitë e tyre artistike, të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe të sjellin në vëmendje elemente të pasurisë kulturore dhe folklorike shqiptare. Përmes këngës, muzikës, valleve dhe interpretimit artistik, grupi përfaqëson një hapësirë ku tradita, identiteti kulturor dhe jeta bashkëkohore universitare ndërthuren natyrshëm.
Përtej aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të grupit, studentë të talentuar të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë kanë qenë pjesë aktive edhe e veprimtarive të ndryshme kulturore të organizuara në bashkëpunim me Këshillin Studentor. Një prej tyre është aktiviteti “Nëntori që Flet”, ku studentët sollën në skenë talentin, energjinë dhe përkushtimin e tyre përmes këngës, muzikës, interpretimit dhe elementeve të traditës shqiptare. Pjesëmarrja e tyre i dha aktivitetit një dimension të veçantë artistik dhe kulturor, duke dëshmuar pasionin e të rinjve për artin dhe kulturën.
Një tjetër veprimtari ku studentët tanë të talentuar u angazhuan ishte “Një Lule për Ty”, e zhvilluar në bashkëpunim me Këshillin Studentor. Përmes muzikës, këngës dhe interpretimit artistik, studentët përcollën emocione dhe mesazhe të veçanta, duke kontribuar në krijimin e një atmosfere të ngrohtë dhe festive. Kjo veprimtari dëshmoi edhe një herë se talenti i studentëve është një pjesë e rëndësishme e jetës kulturore universitare.
Këto aktivitete nuk përfaqësojnë veprimtari të organizuara nga “UniVlora Folk”, por janë dëshmi e angazhimit dhe talentit të studentëve të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, të cilët, në bashkëpunim me Këshillin Studentor, kontribuojnë në organizimin dhe pasurimin e jetës kulturore të universitetit.
Pjesëmarrja në veprimtari të tilla dëshmon se jeta universitare nuk kufizohet vetëm brenda auditorëve. Studentët bëhen protagonistë të jetës universitare edhe përmes artit, kulturës dhe krijimtarisë, duke ndarë talentin dhe pasionin e tyre me komunitetin universitar dhe më gjerë.
Në këtë kuadër, “UniVlora Folk” mbetet një hapësirë e rëndësishme për studentët që duan të zhvillojnë dhe të shprehin aftësitë e tyre artistike, si dhe për të ruajtur e promovuar vlerat e kulturës dhe traditës shqiptare.
Studentët që kanë kontribuar me talentin dhe energjinë e tyre janë:
- Fabjan Elmazaj
- Kejsi Hazizaj
- Anamaria Memeti
- Artemisia Zeneli



You need to be sure there isn't anything embarrassing hidden in the repeat predefined chunks as nessing hidden in the repeat predefined chunks as necessary, making this the first true generator on the Internet.