• +355 33 222288
  • info@univlora.edu.al

Thirrjet e hapura për projekte me financim kombëtar

Konfirmuar · 2026 Thirrje të konfirmuara për vitin 2026
Afati i aplikimit Programi / Thirrja Përshkrimi Kush mund të aplikojë Fondi i përgjithshëm Dokumentacioni
05.02.2027 Programi i Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor (PIKSH 2027) – AKKSHI Financohen investime për ngritjen, modernizimin, zgjerimin, integrimin ose vënien në funksion të infrastrukturës kërkimore Institucionet publike të arsimit të lartë në Shqipëri. UV mund të aplikojë më vete ose si koordinator i një partneriteti. 633.980.400 lekë Thirrja, udhëzuesi dhe formularët e aplikimit
Shënim: Informacioni i publikuar në këtë rubrikë ka karakter informues dhe përditësohet periodikisht. Afatet, kriteret e pranueshmërisë, buxhetet dhe kushtet e aplikimit duhet të verifikohen gjithmonë në dokumentacionin dhe faqen zyrtare të programit financues.
Informacion për aplikantët

Personeli akademik dhe njësitë e Universitetit "Ismail Qemali" Vlorë (UV), të interesuar për pjesëmarrje në thirrjen e mësipërme, ftohen të konsultojnë dokumentacionin e plotë në faqen zyrtare të thirrjes dhe të kontaktojnë Sektorin e Kërkimit Shkencor dhe Projekteve (projects.research@univlora.edu.al) për informacion dhe koordinim institucional.

Përditësimi i fundit: 20 nëntor 2026
Sektori i Kërkimit Shkencor dhe Projekteve
Universiteti "Ismail Qemali" Vlorë
UniVlora
Bursa Erasmus+ për studentët e UV në University of Health Sciences në Lituani
UniVlora
QLOC prezanton mundësi punësimi për studentët e Universitetit “Ismail Qemali”
UniVlora
Tech-3D Vlorë Hackathon

Scroll to top