• +355 33 222288
  • info@univlora.edu.al

Kurse Verore

University "Ismail Qemali" of Vlore offers the course "Albanian Language for Foreigners", aligned with the CEFR (Common European Framework of Reference for Languages). The program starts from level A1 and is delivered in-person, online, or through blended learning.

Who can apply
  • Foreign nationals
  • International students
  • People of Albanian origin living abroad
  • Anyone interested in the Albanian language and culture
Admission requirements
  • Over 16 years old
  • No prior knowledge of the Albanian language required
  • Application form and supporting documentation
Course content

The course covers: the alphabet, personal introductions, numbers, family, housing, professions, food, shopping, transportation, health, Albanian culture, basic grammar, and practical exercises.

Learning outcomes

Basic communication, reading, writing, and use of core vocabulary.

Step I - Application

In person at the Academic Secretary's Office, or online at apply@univlora.edu.al.

Required documents: application form, identification document, photograph, and other documents as applicable.

Step II - Enrollment

Once the application is approved, enrollment is completed and the start date is announced.

Step III - Course delivery

Minimum attendance required is 75%.

Step IV - Testing and certification

At the end of the course, a test is administered and a CEFR-aligned certificate is issued.

Universiteti i Vlorës "Ismail Qemali" organizon një kurs veror me titull "Komandat e Linuxit dhe Hyrje në Bash Scripting".

Ky kurs organizohet kryesisht për nxënës të shkollave të mesme, por është i hapur edhe për të tjerë, përfshirë sigurisht edhe studentët apo stafin e UV.

Pse na hyjnë në punë komandat e Linuxit

Të gjitha shërbimet që ofrohen sot në internet (nga Google, Meta, Amazon, OpenAI, etj.) janë të instaluara në disa servera në "cloud". Këto kompani kanë qendra serverash në të gjithë botën, ku një qendër e vetme ka me mijëra servera. Në këto qendra serverash janë të instaluara aplikacionet që ofrojnë shërbimet, aty bëhet trajnimi i inteligjencës artificiale, gërmimi për Bitcoin, etj. Më shumë se 90% e serverave në cloud janë me Linux, dhe njohja e komandave të Linuxit (dhe Bash scripting) është thelbësore, ose hapi i parë drejt administrimit të tyre.

Për të menaxhuar servera në cloud nuk është e thënë që të jesh kompani e madhe – kushdo mund të marrë një server me qera në cloud (duke filluar nga 3–5 Euro në muaj) dhe të instalojë në të aplikacionet e tij. Ka me qindra aplikacione të famshme që janë free software dhe mund të instalohen nga kushdo. Komandat që do të mësojmë në këtë kurs sigurisht që janë vetëm hapi i parë drejt administrimit të serverave Linux, por kush të jetë i interesuar mund të vazhdojë më tej me kurse të tjera më të përparuara (p.sh. linux-cli.fs.al/apps).

Instruktori

Instruktori i kursit është Dashamir Hoxha, inxhinier kompjuteri me përvojë të gjatë në administrim serverash Linux, instalim aplikacionesh në cloud, konfigurime rrjeti, etj. Dashamiri është Specialist për Digjitalizimin dhe Serverat pranë UV.

Kohëzgjatja dhe orari

Kursi do të zhvillohet në ambientet e UV, nga data 1 Korrik deri më 31 Korrik, çdo ditë nga ora 10:00–11:00 (pa të shtunat dhe të dielat). Do jenë gjithsej rreth 20 orë mësim (data 1 do jetë hyrje, dhe data 31 shpërndarja e certifikatave).

Formati i kursit

Ky do jetë një kurs praktik (mund të quhet edhe trajnim), ku pjesëmarrësit do përsërisin komandat që sqaron instruktori. Do ketë shumë pak (ose aspak) pjesë teorike.

Vlerësimi dhe certifikimi

Për koordinimin e kursit do përdoret programi Moodle (edu.fs.al). Vlerësimi do bëhet 50% bazuar në pjesëmarrje, dhe 50% bazuar në rezultatet e testeve online (kuize me multiple choice). Certifikata do të jepet për studentët që marrin të paktën 70% të pikëve.

Regjistrimi dhe pagesa

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar (në varësi të vendeve në klasën e kompjuterave), kështu që nxitoni të shprehni interesin duke plotësuar formularin e aplikimit. Nëse do të pranoheni, do t'ju njoftojmë me email, dhe më pas duhet të bëni pagesën dhe të sillni faturën. Pagesa për të gjithë kursin është 2000 Lekë (të reja).

Temat e kursit

1. Komanda të thjeshta

  • Çfarë është një shell, disa komanda të thjeshta (date, cal, df, free, exit)
  • Navigimi (pwd, ls, cd). Shtigjet absolute dhe relative
  • Eksplorimi i sistemit (ls, file, less). Listimi i detajuar i një direktorije
  • Manipulimi i skedarëve dhe direktorive (cp, mv, mkdir, rm, ln)
  • Komanda për komandat (type, which, help, man, info, alias, whatis)
  • Të drejtat (id, chmod, umask, su, sudo, chown, chgrp, passwd)

2. Kombinimi i komandave

  • Ridrejtimi: pipelines, filters (cat, sort, uniq, grep, wc, head, tail, tee)
  • Zëvendësimet që bën shell-i. Thonjëzat çifte dhe teke
  • Proçeset dhe sinjalet (ps, top, jobs, bg, fg, kill, killall, shutdown)
  • Variablat e shell-it (printenv, set, export, alias, source)

3. Komanda të përparuara

  • Editimi me vim
  • Shprehjet e rregullta (grep)
  • Kërkimi i skedarëve (locate, find, xargs, touch, stat)
  • Përpunim teksti (cat, sort, uniq, cut, paste, join, tr, sed)
  • Arshivat dhe backup-et (tar, zip, rsync, gzip, bzip2)
  • Komanda rrjeti (ping, traceroute, ip, netstat, wget, curl, ssh, scp)

4. Hyrje te skriptimi (programimi) në Bash: echo, if, test, case, while, for, read, etj.

Ky kurs është zhvilluar edhe vitin e kaluar, dhe mësimet e regjistruara ndodhen në kanalin YouTube të UV-së: https://www.youtube.com/watch?v=-Ln5lzZdBvg

Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni në linkun: https://forms.gle/vWBkKu7wqAyyoD5X9.

Universiteti "Ismail Qemali" i Vlorës, përmes Departamentit të Matematikës dhe Fizikës, organizon Workshop & Summer School on Inverse Problems and Nonlinear PDEs (IPNPDE-2026), një aktivitet shkencor ndërkombëtar që do të zhvillohet në Vlorë nga 29 Qershor – 1 Korrik 2026.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të programit READ – Research Expertise from the Academic Diaspora, të financuar nga Albanian-American Development Foundation (AADF), me mbështetjen e Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore dhe në bashkëpunim me Rutgers University (SHBA).

Aktiviteti mbledh specialistë, studentë doktorature (PhD), post-doktorantë dhe kërkues të rinj nga Tirana, Vlora, Europa Perëndimore dhe SHBA, të gjithë me interes për fushat e problemeve inverse dhe EDP-ve jolineare. Përgjatë tri ditëve të workshop-it do të zhvillohen tre mini-kurse, prej tre orësh secili, dhe pesë leksione kërkimore njëorëshe, të referuara nga profesorë dhe studiues të njohur nga universitete dhe institucione prestigjioze ndërkombëtare, si:

  • Prof. Marco Cirant (Università di Padova, Itali)
  • Prof. Houssem Haddar (INRIA Saclay, Francë)
  • Prof. Eric Bonnetier (Université Grenoble Alpes, Francë)
  • Prof. Elena Beretta (New York University Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe)
  • Prof. Nicolas Dirr (Cardiff University, Mbretëri e Bashkuar)
  • Prof. Ziad Kobeissi (INRIA, Francë)
  • Prof. Shari Moskow (Drexel University, SHBA)
  • Prof. Michael Vogelius (Rutgers University, SHBA)

Aktiviteti synon të promovojë bashkëpunimin shkencor ndërkombëtar, shkëmbimin e ekspertizës dhe zhvillimin e kërkimit në fushën e Inverse Problems dhe Nonlinear Partial Differential Equations (PDEs).

Për më shumë informacion dhe programin e plotë e gjeni në link: https://sites.google.com/univlora.edu.al/ipnpde-2026

UniVlora
📢 DITËT E FUNDIT PËR PLOTËSIMIN E PYETËSORIT!
UniVlora
Bursa Erasmus+ për personelin e UniVlorës në Powiślańska Academy of Applied Sciences në Poloni
UniVlora
ÇMIMI I GUVERNATORIT PËR DIPLOMËN MË TË MIRË PËR VITIN 2026

Scroll to top