Ky fakultet disponon në ambientet e tij dy laboratorë të shërbimit infermieror: laboratorin e infermierisë bazë dhe laboratorin e anatomisë normale. Të dy këta laboratorë janë të kompletuar me një set pajisjesh bazë për të praktikuar procedurat bazë të infermierisë dhe për të lehtësuar përvetësimin e njohurive anatomike bazë.
Praktika mësimore është një eksperiencë tjetër e cila ndiqet gjatë tre viteve akademike. Gjatë saj, studentët infermierë aplikojnë parimet shkencore të infermierisë si dhe përvetësojnë rolin e infermierit në shërbimet shëndetësore. Qëllimi kryesor i praktikës mësimore është nxitja e të mësuarit në rolin profesional në situatë reale, nëpërmjet praktikimit dhe integrimit të njohurive teorike në praktikën profesionale në shërbimet shëndetësore.