Mirësevini ne Departamentin e Kujdesit Shëndetësor në Fakultetin e Shëndetit me nje personel akademik të kualifikuar dhe me përvojë jo vetëm në shërbimet shëndetësore, por edhe në performancën akademike dhe të kërkimit shkencor! Ky departament ofron programin e studimit Bachelor në Infermieri Mami dhe programin e nivelit te dytë Master Profesional në Infermieri Pediatrike, të cilat synojnë rritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e kujdesit ndaj nënës dhe fëmijës. Në funksion të mësimdhënies janë 5 laboratorë dhe 1 Qendër Simulatore për Trajnim Shëndetësor qe u ofrojnë mundësi studentëve të punojnë si ekip mjekësor duke zhvilluar aftësitë e tyre në procedurat e ndryshme të kujdesjeve infermierore.
Qendra Simulatore për Trajnimin Shëndetësor përmban edhe një simulator lindjeje qe i ndihmon studentet per tu praktikuar në mënyrë të pavarur ne monitorimin e gruas gjate aktivitetit te lindjes dhe kujdesit per neonatin duke fituar me shume siguri ne pervetesimin e ketyre teknikave. Gjithashtu ne kemi Marreveshje bashkepunimi me një rrjet spitalesh rajonale si Spitali Rajonal Vlore, Fier, Memorial etj për zhvillimin e praktikave klinike. Tashme eshte kthyer ne tradite pjesëmarrja e studenteve në aktivitete sensibilizuese për edukimin shëndetësor dhe shërbimet komunitare qe iu jep studentëve mundësinë e praktikimit të promocionit shëndetësor që në auditoret e shkollës.
Misioni i Departamentit të Kujdesit Shëndetësor, Fakulteti i Shëndetit Publik të Universitetit ‘Ismail Qemali’ Vlorë është të formojë profesionistë shëndeti të të gjitha niveleve akademike, të aftë për tu përshtatur me tregun e punës, brenda dhe jashtë vendit. Mos hezitoni, zgjidhni programet tona per tu bere profesionistet e te ardhmes!
Rregullorja e departamentit