Qëllimi/fusha
e ekspertizës: Qendra Kërkimore Shkencore për Shëndetin Publik
(SRC4ph) është një nga njësitë bazë të Fakultetit të Shëndetit (FSH),
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” (UV). Struktura e saj përfshin staf
akademik me kohë të plotë, i angazhuar në mësimdhënie dhe kërkim shkencor si
dhe një staf administrativ mbështetës për kërkimin shkencor.mSRC4ph mbështet të
gjitha programet e studimit që ofrohen nga Fakulteti i Shëndetit, duke
përfshirë:
- Programet
e ciklit të parë: Infermieri e Përgjithshme, Infermieri Mami
- Programet e ciklit të dytë: Master Profesional në
Kirurgji, Patologji, Pediatri dhe
Master
Shkencor në Shkencat e Infermierore.
Objektivat
Kryesore:
1.
Menaxhimi
i projekteve dhe kërkimeve në fushën e shëndetit publik dhe kujdesit
shëndetësor
2.
Lehtësimi i transferimit, modernizimit dhe
inovacionit të teknologjive të kujdesit shëndetësor
3.
Kryerja e studimeve mbi shëndetin publik dhe
analiza e ndikimit të faktorëve të ndryshëm që përcaktojnë shëndetin e
popullsisë
4.
Propozimi
i ndërhyrjeve dhe politikave shëndetësore bazuar në prova shkencore.
Bashkëpunimi & Qasja
SRC4ph
funksionon si një strukturë koordinuese për projektet e kërkimit brenda
fakultetit dhe njësive të tjera bazë akademike, duke bashkëpunuar me
institucione dhe organizata kombëtare dhe ndërkombëtare përmes marrëveshjeve
bilaterale dhe multilaterale. Qendra ofron akses të lirë dhe të pakufizuar në
artikuj shkencorë me cilësi të lartë për akademikë, kërkues, studentë,
profesionistë të kujdesit shëndetësor dhe çdo person tjetër të interesuar për
njohuri të përditësuara në fushën e kujdesit shëndetësor.
Një Qendër për Frymëzim dhe Inovacion
SRC4ph është më shumë se një qendër inovative – ajo është një platformë bashkëpunimi ndërkombëtar dhe zhvillimi profesional, ku studentët dhe stafi angazhohen në projekte që transformojnë të ardhmen e kujdesit shëndetësor. Përmes shkëmbimeve me institucione partnere ndërkombëtare dhe pjesëmarrjes në rrjete globale të kërkimit dhe inovacionit, SRC4ph ndihmon në ngritjen e cilësisë së arsimit në infermieri dhe fushat e tjera shëndetësore. Kjo hapësirë frymëzuese jo vetëm që nxit kreativitetin dhe mendimin kritik, por gjithashtu forcon përgatitjen profesionale të studentëve për një treg global pune, duke kontribuar në krijimin e profesionistëve të kualifikuar të shëndetit, të përgatitur për të përballuar sfidat komplekse të shëndetësisë bashkëkohore.
You need to be sure there isn't anything embarrassing hidden in the repeat predefined chunks as nessing hidden in the repeat predefined chunks as necessary, making this the first true generator on the Internet.