STUDENTË EKSELENTË PËR VITIN AKADEMIK 2024-2025
| Fakulteti i Ekonomisë |
|---|
| Chiara Murataj (BSc. në Financë) |
| Fati Lazaj (BSc. në Financë) |
| Gjylkan Haxhiraj (BSc. në Financë) |
| Linda Shteto (BSc. në Financë) |
| Frenki Dervishaj (BSc. në Financë) |
| Sibora Balla (BSc. në Financë) |
| Xhoel Durmishaj (BSc. në Financë) |
| Maldin Bulla (MSc. në Financë) |
| Inelda Hasanaj (MSc. në Financë) |
| Elisa Ramosaçoj (MSc. në Financë) |
| Fjoralba Latifaj (MSc. në Ekonomiks) |
| Klevi Xhafa (MSc. në Ekonomiks) |
| Sildi Gjika (MSc. në Administrim Publik) |
| Hatixhe Likaj (Shaska) (MSc. në Administrim Publik) |
| Elisabeta Cara (MSc. në Projektim dhe Menaxhim STK) |
| Sevina Nuhaj (MSc. në Projektim dhe Menaxhim STK) |
| Fakulteti i Shëndetit |
|---|
| Anadela Lezo (BSc. në Infermieri e përgjithshme) |
| Arion Selfo (BSc. në Infermieri e përgjithshme) |
| Anastasja Hoxhaj (BSc. në Infermieri e përgjithshme) |
| Azemine Gashi (BSc. në Infermieri e përgjithshme) |
| Brikena Fishekaj (BSc. në Infermieri e përgjithshme) |
| Fabio Aliraj (BSc. në Infermieri e përgjithshme) |
| Katerina Lamaj (BSc. në Infermieri e përgjithshme) |
| Mara Pashaj (BSc. në Infermieri e përgjithshme) |
| Xhuljano Saliaj (BSc. në Infermieri e përgjithshme) |
| Ela Kamberaj (BSc. në Infermieri e përgjithshme) |
| Fabjana Lamaj (BSc. në Infermieri e përgjithshme) |
| Flavio Alushaj (BSc. në Infermieri e përgjithshme) |
| Gabriela Balilaj (BSc. në Infermieri e përgjithshme) |
| Algisa Saliaj (BSc. në Infermieri-mami) |
| Flovjona Dule (BSc. në Infermieri-mami) |
| Kristi Metushi (MSc. në Shkenca Infermierore) |
| Xhesika Velo (MSc. në Shkenca Infermierore) |
| Kleopatra Pina (MSc. në Shkenca Infermierore) |
| Kristina Lule (MSc. në Shkenca Infermierore) |
| Oreida Elezaj (MSc. në Shkenca Infermierore) |
| Fakulteti i Shkencave Humane |
|---|
| Armelda Xhamaj (BSc. në Gjuhë Angleze) |
| Erisa Avdulla (BSc. në Gjuhë Angleze) |
| Redian Bregaj (BSc. në Gjuhë Angleze) |
| Nevisa Osmenaj (BSc. në Gjuhë Angleze) |
| Kejsi Dokaj (BSc. në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi) |
| Adelina Aliaj (BSc. në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi) |
| Klementina Hoxhallari (BSc. në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi) |
| Anxhela Xhelili (BSc. në Media Komunikim dhe Trashëgimi Kulturore) |
| Bjora Silaj (BSc. në Media Komunikim dhe Trashëgimi Kulturore) |
| Daniela Islamaj (BSc. në Media Komunikim dhe Trashëgimi Kulturore) |
| Klea Vanxheli (BSc. në Media Komunikim dhe Trashëgimi Kulturore) |
| Samra Omerbasic (MP në “Mësuesi në CLAB për Lëndën Gjuhë Angleze") |
| Elja Lamaj (MP në “Mësuesi në CLAB për Lëndën Gjuhë Angleze") |
| Jenila Zenelaj (MSc. në përkthim dhe interpretim) |
| Sara Kurti (MSc. në përkthim dhe interpretim) |
| Kristi Xhakollari (MSc. në Edukim) |
| Estia Kolea (MSc. në Edukim) |
| Livia Goçe (MP ne Histori-Gjeografi) |
| Arta Byzyka (MP për Arsimin fillor I-V) |
| Helena Zyka (MSc. në Pedagogji e Specializuar sociale) |
| Blerta Mema (MSc. në Pedagogji e Specializuar sociale) |
| Mirjana Shkurtaj (MSc. në Pedagogji e Specializuar sociale) |
| Esmeralda Delaj (MSc. në Pedagogji e Specializuar sociale) |
| Suzana Genica (MSc. në Mësimdhënie e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë) |
| Anila Abdurramani (MSc. në Mësimdhënie e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë) |
| Adelina Hoxha (MSc. në Mësimdhënie e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë) |
| Enkeleda Velmishi (MSc. në Mësimdhënie e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë) |
| Kejsi Ahmetaj (MSc. në Mësimdhënie e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë) |
| Laura Caushaj (MSc. në Mësimdhënie e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë) |
| Sonila Caushaj (MSc. në Mësimdhënie e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë) |
| Suela Fakaj (MSc. në Mësimdhënie e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë) |
| Enkeljda Dano (MSc. në Mësimdhënie e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë) |
| Klea Hoxhaj (MSc. në Drejtësi S.I 5-vjeçare) |
| Arsida Çobo (MSc. në Drejtësi S.I 5-vjeçare) |
| Aurora Sulejmani (MSc. në Drejtësi S.I 5-vjeçare) |
| Altea Hoxhaj (MSc. në Drejtësi S.I 5-vjeçare) |
| Kiara Karabinaj (MSc. në Drejtësi S.I 5-vjeçare) |
| Dasara Brokaj (MSc. në Drejtësi S.I 5-vjeçare) |
| Paula Kapllanaj (MSc. në Drejtësi S.I 5-vjeçare) |
| Katerina Kasaj (MSc. në Drejtësi S.I 5-vjeçare) |
| Florida Çelaj (MSc. në Drejtësi S.I 5-vjeçare) |
| Eden Sinanaj (MSc. në Drejtësi S.I 5-vjeçare) |
| Alesja Hysomemaj (MSc. në Drejtësi S.I 5-vjeçare) |
| Erisa Veizaj (MP në Shkenca Administrative) |
| Uljana Meto (MP në Shkenca Administrative) |
| Fakulteti i Shkencave Teknkike dhe Natyrore |
|---|
| Onisa Agaj (BSc. në Shkenca Kompjuterike) |
| Kejsi Tahiri (BSc. në Shkenca Kompjuterike) |
| Shaniko Aliaj (BSc. në Shkenca Kompjuterike) |
| Loreno Karabolli (BSc. në Shkenca Kompjuterike) |
| Arbër Vrapi (MSc. në Mësuesi në Arsimin e Mesëm në Lëndën Matematikë) |
| Redi Çapoj (MSc. në Shkenca Kompjuterike) |
| Marsia Habilaj (MSc. në Shkenca Kompjuterike) |
| Erik Kushta (MSc. në Shkenca Kompjuterike) |
| Gisela Ibro (MSc. në Shkenca Kompjuterike) |
| Denada Gaçaj (MSc. në Biologji) |
| Elda Brahimaj (MSc. në Biologji) |
| Kejda Xhelilaj (MSc. në Biologji) |
| Marinela Deraj (MSc. në Biologji) |
| Arlinda Kakaçi (MSc. në Biologji) |
| Sabrina Abazaj (MSc. në Biologji) |
| Sara Papa (MSc. në Biologji) |
| Anxhela Dulaj (MSc. në Biologji) |
| Alesja Lelaj (MSc. në Biologji) |
| Gestiana Sulejmani (MSc. në Biologji) |
| Polikseni Mone (MSc. në Biologji) |
| Çinsia Ymeraj (MP në Biologji) |
| Ola Shallari (BSc. në Biologji) |
BURSA DHE HONORARE PËR STUDENTË PËR VITIN AKADEMIK 2024–2025
Akorduar nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
Bordi i Administrimit i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë ka miratuar shpërblimin financiar prej 50,000 lekë për secilin prej gjashtë studentëve fitues të konkursit universitar “UniDebate” dhe konkursit kombëtar “Debati Ekonomik”.
Ky vendim vlerëson arritjet akademike, aftësitë argumentuese dhe angazhimin e tyre shembullor në përfaqësimin dinjitoz të universitetit.
- Fituesit e konkursit “UniDebate”:
- Blerina Canaj
- Klea Hoxhaj
- Paola Kapllani
- Fatime Hodaj
- Fituesit e konkursit “Debati Ekonomik”:
- Bianka Kananaj
- Fjoralba Latifaj
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë përgëzon të gjithë studentët për performancën e tyre të shkëlqyer dhe u uron suksese të mëtejshme në aktivitetet akademike dhe profesionale.
Akorduar nga Fondacioni “Alternativa e së Ardhmes” (ALSAR)
- Studentët përfitues:
- Altea Hoxhaj (Fakulteti i Shkencave Humane)
- Kiara Karabinaj (Fakulteti i Shkencave Humane)
- Paula Kapllanaj (Fakulteti i Shkencave Humane)
- Fioralba Latifaj (Fakulteti i Ekonomisë)
- Maldin Bulla (Fakulteti i Ekonomisë)
- Kristi Metushi (Fakulteti i Shëndetit)
- Xhuliano Saliaj (Fakulteti i Shëndetit)
- Mara Pashaj (Fakulteti i Shëndetit)
- Katerina Lamaj (Fakulteti i Shëndetit)
- Brikena Fishekaj (Fakulteti i Shëndetit)
KONKURSE KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE
Studentët e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë kanë arritur rezultate të shkëlqyera në disa konkurse kombëtare prestigjioze, duke treguar nivel të lartë përgatitjeje dhe aftësi komunikuese dhe frymë bashkëpunimi.
Vendi i Parë në konkursin University Law Competition
“University Law Competition” u organizua nga Halim Foundation Institute, më 31 maj dhe 1 qershor, dhe kishte pjesëmarrjen e 16 universiteteve publike dhe private nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Studentët tanë shkëlqyen në të gjitha fazat e konkursit, duke trajtuar katër çështje gjyqësore të ndryshme dhe duke kaluar me sukses çdo raund drejt finales, ku sigluan fitoren përfundimtare. Ky rezultat dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes akademike, angazhimin dhe profesionalizmin e studentëve tanë, si dhe përkushtimin e stafit pedagogjik të Departamentit të Drejtësisë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt afirmimit të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, si një qendër cilësore e arsimit juridik në nivel kombëtar dhe rajonal. (podcast me fitueset)
- Studentet fituese:
- Altea Hoxhaj (Fakulteti i Shkencave Humane)
- Bianka Kananaj (Fakulteti i Shkencave Humane)
- Kiara Karabinaj (Fakulteti i Shkencave Humane)
Vendi i Parë në konkursin universitar “UniDebate”
Në datat 18–19 qershor 2025 u zhvillua konkursi kombëtar “UniDebate” me pjesëmarrjen e 8 universiteteve publike dhe private nga i gjithë vendi. Ky aktivitet u organizua nga Liburnetik dhe u mbështet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. Ekipi i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë u shpall fitues i vendit të parë, duke spikatur me mendim kritik, argumentim të qartë dhe prezantim profesional.
- Anëtarët e ekipit fitues “UniDebate”:
- Blerina Canaj
- Klea Hoxhaj
- Paola Kapllani
- Fatime Hodaj
Vendi i Dytë në Konkursin Kombëtar të Debatit Ekonomik për Universitetet
Më 20–21 qershor 2025, studentët tanë u vlerësuan me vendin e dytë në konkursin kombëtar të “Debatit Ekonomik” për Universitetet, organizuar nga Junior Achievement of Albania. Përmes analizave të thelluara ekonomike dhe argumentimit të bazuar, ata treguan një nivel të lartë profesionalizmi dhe njohuri në fushën e ekonomisë. Gjithashtu, në këtë konkurs, studentët e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, u renditën në vendin e dytë në nivel kombëtar, ndërkohë që studentja Bianka Kananaj u vlerësua me çmimin e parë “Folësja më e mirë” e konkursit dhe studentja Fjoralba Latifaj mori vendin e tretë si “Folësja më e mirë”. (Reportazh)
- Anëtaret e ekipit pjesëmarrës në Debatin Ekonomik:
- Bianka Kananaj (Fakulteti i Shkencave Humane)
- Fjoralba Latifaj (Fakulteti i Ekonomisë)
AKTIVITETE NË UNIVLORA
Maratona 2025
Më datë 29 maj 2025 u zhvillua aktiviteti, “Maratona 2025” nën sloganin “Fuqia e paqes kundër dhunës dhe bullizmit”, në kuadër të nxitjes së një jete të shëndetshme dhe aktive duke promovuar aktivitetin fizik tek studentët dhe stafi akademik. Qëllimi i këtij aktiviteti është forcimi i komunitetit universitar, krijimi i ndjenjës së përkatësisë dhe bashkëpunimit mes pjesëmarrësve, promovimi i universitetit si një institucion aktiv dhe i përkushtuar ndaj zhvillimit gjithë përfshirës të studentëve. Pjesëmarrës ishin të gjithë studentët nga të katërt fakultetet e UV-së. Maratona u zhvillua në akset rrugore (start–Rektorat,- Uji i Ftohtë Vlorë, finish- Rektorat). Fituesit e maratonës universitare u shpërblyen me çmime simbolike si medalion për fituesit e vendeve të para, të dyta dhe të treta, si dhe certifikata për fituesit e vendeve të para dhe pjesëmarrësit në këtë maratonë. (spoti promocional)
- Fituesit e këtij edicioni ishin:
- Kristina Kantonikova (studente në departamentin e Biologjisë nga programi Erasmus+ Learning Agreement) - vend i parë nga vajzat
- Theodhora Ngjelo (dega Infermieri e Përgjithshme, Fakulteti i Shëndetit) - vend i dytë nga vajzat
- Emanuel Koço (dega Infermieri - Mami, Fakulteti i Shëndetit) - vend i parë nga djemtë
- Florjan Osmanllari - vend i dytë nga djemtë
Kampionati i Futbollit UniVlora 2025
Në ambientet e fushës sportive “Flamurtari” pranë Pyllit të Sodës, më datë 7 dhe 8 maj, u zhvillua aktiviteti sportiv “Kampionati i Futbollit” me pjesëmarrjen e studentëve nga të katërt Fakultetet e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Aktiviteti u zhvillua nën kujdesin e Sektorit të Këshillimit të Karrierës, Shërbimit të Studentëve dhe Alumnit, në bashkëpunim me Këshillin Studentor të UV-së, si dhe Sektorin e Promovimit dhe Marrëdhënieve me Publikun, në kuadër të nxitjes së mirëqenies fizike dhe sociale të studentëve, si dhe për të forcuar lidhjet mes tyre jashtë ambienteve akademike. Më datën 7 maj u ndeshën katër fakultetet ndërmjet njëri tjetrit; skuadra e Fakultetit të Ekonomisë me Fakultetin e Shëndetit, ku fitues doli Fakulteti i Shëndetit, ndërsa ndërmjet skuadrës së Fakultetit të Shkencave Humane dhe Fakultetit të Shkencave Teknike, fitues doli skuadra e Fakultetit të Shkencave Teknike. Më datë 8 maj aktiviteti u finalizua me ndeshjen e dy skuadrave finaliste skuadra e FSH dhe skuadra e FSHTN, nën brohorimat e tifozëve nga të dy fakultetet finaliste.
Kupën UniVlora e fitoi skuadra e Fakultetit të Shkencave Teknike me rezultatin 4 me 1.