Fatura për shërbime ndaj palëve të treta
Universiteti "Ismail Qemali", Vlorë, ofron shërbime ndaj të tretëve, si individë, grupe, ose organizata që kërkojnë konsulencë dhe/ ose mbështetje nga UV, përmes kushteve dhe kritereve të përcaktuara në kontratën apo marrëveshjen e lidhur mes palëve të treta dhe UV-së, sipas legjislacionit në fuqi.
Faturat për studentët mund të aksesohen në këtë link. Ndërsa, nëse doni të bëni kontroll antiplagjiature, kërkoni të merrni me qira një nga ambientet e universitetit, apo jeni të interesuar për shërbimet e ofruara nga Qendra e Zhvillimit Rajonal, mund të shkarkoni faturat e pagesave më poshtë si dhe Rregulloren e Universitetit "Ismail Qemali" Vlorë për shërbimet ndaj palëve të treta.


