KONFERENCA

“Foreign Languages Studies and Globalization, a Link between Languages and Culture” The Past, The Present and the Future – 2nd International Scientific Conference, organizuar nga Departamenti i Gjuhëve të Huaja.

 

Në datën 06.05.2017 u zhvillua Konferenca e dytë Ndërkombëtare Shkencore e organizuar nga Departamenti i Gjuhëve të Huaja, te salla “Rilindja në “Universitetin Ismail Qemali” Vlorë. Fjalën e hapjes në këtë konferencë e mbajti Prof.as.Armela PANAJOTI Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhëve të Huaja. Rektori i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë , Prof Roland ZISI në fjalën  përshendetëse ndër të tjera tha: “Ndryshimi i vërtetë midis kulturave njerëzore, qëndron në mënyrat sesi e pershkruajmë eksperiencën natyrore dhe shoqërore. Forca shtytëse e një kulture qëndron në pasurinë shprehëse të vetë gjuhës së saj.” Universitetit “Ismail Qemali” Angela MOTTOLA: përfaqësuese e Konsullatës Italine, Lektore pranë departamentit të Gjuhëve të Huaja, Associated Professor Ph.D. Hab. Bogdan POPOVENIUC, Head of Doctoral School of Social and Human Sciences, University, “Stefan cel Mare” of Suceava  Romania dhe  Prof.Dr. Shpresa DELIJA nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Në fund Prof. As. Dr. Veneranda  HAJRULLA dhe Prof. As. Dr. Marsela  HARIZAJ  falenderuan të gjithë për  prezencën dhe pjesëmarrëjen e tyre.

 

“English and I: Literary and Cultural Encounters” –  4th  ASSE International Conference on British and American Studies, organizuar nga ASSE në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë. 

 

Në datën 08.06.2017 u zhvillua Konferenca e katërt Ndërkombëtare Shkencore e organizuar nga ASSE në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, te salla “Rilindja” dhe Biblioteka në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë. Fjalën e hapjes në këtë konferencë e mbajti Prof. Asoc. Dr. Armela PANAJOTI Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhëve të Huaja,  në emër të Rektorit të Universitetit  “Ismail Qemali” Vlorë Prof. Dr. Roland ZISI, Prof.Asoc.Dr.Armela PANAJOTI tha disa fjalë përshëndetëse për këtë konferencë. Konferencën e hapi Prof. Nóra Sėllei, University of  Debrecen, Hungary, An Intermedial Encounter between Layers of Culture: The  Case of Film Adaptations. Në fund të kësaj konference tre ditore  8-10 Qershor, Prof. As. Dr. Armela PANAJOTI falenderoi të gjithë për prezencën dhe pjesëmarrjen e tyre.

 

“New Research and Advances on Computer Science And Information Technology”-1st International Scientific Conference, organizuar nga Departameti i Shkencave Kompjuterike  dhe Teknologjisë Informatike në bashkëpunim me Departamentin e Informatikës, Fakultetin e Shkencave Natyrore të Universitetit të Tiranës dhe Departamentin e Informatikës të Universitetit të Elbasanit.

 

Në datën 30.06.2017 në ambjentet e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë  në sallën “Rilindja” u zhvillua Konferenca e Parë Kombëtare nga Departameti i Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë Informatike. Kjo Konferencë u organizua në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Teknike të Universitetit të Vlorës, Departamentin e Informatikës, Fakultetin e Shkencave Natyrore të Uiversitetit të Tiranës dhe Departamentin e Informatikës të Universitetit të Elbasanit prej datës 30 Qershor dhe 1 Korrik. Konferenca u hap me fjalën përshëndetëse të Znj. Eljona Proko Përgjëgjëse e Deparatmentit të Shkencave Kompjuterike, më pas përshendeti Prof.Asoc. Hajdar Kiçaj , Dekan i Fakultetit të Shkencave Teknike, Prof.Dr. Ismail Hakki Toroslu i Departamentit të Inxhinierisë Kompjuterik, METU Ankara, Turqi, Prof.Dr. Aldo Franco Dragoni i Univeristeta Politecnica delle Marche, Ankona, Italy, Prof.Asoc. Endrit Xhina  Shef i Departamentit të Informatikës, Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Dr. Elior Vila Shef i Departamentit të Informatikës, Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Elbasanit. Kjo Konferencë ka për qëllim kryesor të lidhë kërkuesit, inxhinierët, akademikët dhe praktikantët nga e gjithë bota në të njëjtin vend dhe t’i bëj ata të vetëdijshëm për zhvillimet e reja në shkencën kompjuterike dhe teknologjisë informative si dhe të krijojë një forum pë të ndarë përvojat. Përmes kësaj Konference synohet të mbështetet stafii ri akademik dhe puna e tyre të publikohet në nivel ndërkombëtar. Temat që u diskutuan në këtë Konferencë përfshijnë : E-System dhe Sistemet Kompjuterike, Cloud Compiuting, Sistemet e Bazës së të dhënave , Shërbimet e Internetit dhe Teknologjisë, Inteligjenca Artificiale, Data Mining, ICT për Edukimin,  Matematika Statike në Shkencën e Zbatuar, Teoria e Llogaritjes, Mobile/Wireless Security.

 

“Mapping Balkan routes: literary, cultural and linguistic landscapes International Conference on Balkan Studies”, organizuar nga Departamenti i Gjuhë-Letërsisë, Fakulteti i Shkencave Humane Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me Fakultetin e Filologjisë, Universiteti i Beogradit.

 

Në datën 08-09.09.2017, në sallën “Rilindja”, u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare Shkencore “Mapping Balkan routes: literary, cultural and linguistic landscapes International Conference on Balkan Studies”. Kjo konferencë u organizua nga Departamenti i Gjuhëve të Huaja dhe Departamenti i Gjuhë-Letërsisë, Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me Fakultetin e Filologjisë, Universiteti i Beogradit. Këtij eventi i dha mbështetje edhe kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe personalisht Kryetari i saj Prof. Muzafer Korkuti, i cili në fjalën e tij përshëndetëse vuri në dukje rolin historik të marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Konferencën e përshëndeti fillimisht Rektori i Universitetit të Beogradit, Prof. Vladimir Bumbaširević, fjalën e të cilit e lexoi Prof. Julijana Vučo, Zv/dekane për  Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Beogradit. Rektori i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Prof. Roland ZISI, në fjalën e tij përshëndetëse ndër të tjera tha:  “Ky aktivitet i rëndësishëm me karakter rreptësisht shkencor e kërkimor është produkti i parë, i marrëveshjes dy palëshe mes dy universiteteve Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë dhe Universitetit të Beogradit, nënshkruar disa muaj më parë në Beograd. Universiteti i Beogradit dhe Universiteti“Ismail Qemali” Vlorë janë partnerë edhe në bashkëpunime të tjera që synojnë ndërtimin e kapaciteteve kërkimore, menaxhimin e burimeve njerëzore në kërkim, rritjen e standardeve dhe praktikave në nivelin e  universiteteve të BE-së, çështje që nuk janë adresuar mjaftueshëm nga politikat kombëtare. Universitetet po merren individualisht me këto sfida. Kështu, përvec zhvillimit të konferencave të përbashkëta, marrëveshja në fjalë parashikon një bashkëpunim të gjerë e të frytshëm mes dy universiteteve tona”. Prof. Julijana Vučo, në fjalën e saj, vuri në dukje rolin e bashkëpunimit midis dy universiteteve. Ndër të tjera, ajo  shqoi organizimin e kësaj konference si hapin e parë të rëndësishëm të këtij bashkëpunimi dypalësh. Prof. Vesna Polovina, përgjegjëse e Departamentit të Albanologjisë, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Beogradit, theksoi rëndësinë që ka ky aktivitet për kolegët e këtij departamenti. Prof.As. Armela Panajoti, përgjegjëse e Departamentit të Gjuhëve të Huaja, në emër edhe të koleges Dr. Vilma Bello, foli për idenë, detajet, bashkëpunimin dhe realizimin e kësaj konference. Në emër të studiuesve të Albanologjisë, konferencën e përshëndetën Prof. Bardhosh Gaçe, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, Francesco Altimari, Universiteti i Kalabrisë, Itali dhe Albina Girfanova, St. Petersburg State University, Rusi.
Folës kryesorë në këtë konferencë ishin Prof. Mirjana Marinković, Universiteti i Beogradit, me kumtesën “The Balkans from Rumelia to Southeastern Europe” dhe Prof. Shaban Sinani, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, me kumtesën “Disa vrojtime antropogjuhësore për ndërveprimin e shqipes me gjuhët në kontakt: rasti i serbishtes”.
Në konferencë morën pjesë dhe referuan rreth 60 studiues nga 10 shtete të ndryshme (Shqipëri, Kosovë, Rusi, Serbi, Itali, Francë, Greqi, Austri, Maqedoni dhe Turqi).
Bashkëorganizatorëve nga Universiteti i Beogradit Serbi u la shumë mbresa organizimi i kësaj konference të parë dhe premtuan organizimin e konferencës së dytë, bashkëpunim midis dy institucioneve, në maj 2018.