PROGRAMI I TRANSPARENCËS UV








 

Programi i Transparencës i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Universitetin“Ismail Qemali” Vlorë

Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.univlora.edu.al  si dhe në mjediset e pritjes së publikut.  Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë janë:
1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

  1. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  2. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe përkatësisht: Ligji nr. 9887, datë datë. 10.03.2008 “Për mbrojtjen të dhënave personale” i ndryshuar, Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
  3. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  4. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
  5. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  6. Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë:
  • i plotë;
  • i saktë;
  • i përditësuar;
  • i thjeshtë në konsultim;
  • i kuptueshëm;
  • lehtësisht i aksesueshëm;
  • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

 

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.univlora.edu.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  •  Strukturën organizative të autoritetit publik;
  • Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
  • Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  • Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

 

 

 

 

TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS TË

UNIVERSITETIT ” ISMAIL QEMALI” VLORË

 

Kategoritë e

informacionit publik

pa kërkesë

Baza ligjore Dokumenti /përmbajtja Afati kohor për publikim Mënyra e publikimit Struktura përgjegjëse
UV është person juridik publik i arsimit të  lartë i cili ka për funksion dhe qëllim zhvillimin e arsimit të lartë pas atij të mesëm dhe kualifikimin dhe dhënien e gradave shkencore dhe titujve akademikë. Ai është i ndarë në strukturën qëndore –Rektorati dhe njësitë kryesore vartëse-fakultetet/institutet.

 

Neni 7/1/a/d i ligjit nr.119/2014 “Per te drejten e informimit”

Neni 17,18 i ligjit nr.80/2015 datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë në RSH”

www.univlora.edu.al Brenda 48 orëve nga miratimi i strukturës nga Këshilli i Administrimit të UV. Vendosur në faqen zyrtare të univlora.edu.al. Sektori i komunikimit dhe publikimit

 

Ligji nr.8834 datë 22.11.2001 “Për ratifikimin e Konventës për njohjen e kualifikimeve të arsimit“; ligji nr.9840 datë 10.12.2007 “Për ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër ndërmjet  Këshillit të Ministrave të RSH dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane për rrregullat e bashkëpunimit për asistencën për Shqipërinë, në kuadër të zbatimit të instrumentit të parazgjerimit IPA“; VKM nr.265 datë 21.4.2010 “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së RKS, për bashkëpunimin në fushat e arsimit dhe shkencës“; Protokolli i bashkëpunimit midis MASH të RSH dhe Ministrisë së Arsimit Kombëtar të R.Rumanisë për vitet 1999-2001“; ligji nr.9741 datë 21.4.2007 “Për arsimin e lartë  në RSH“, etj.

 

Neni 7/1/b i ligjit nr.119/2014“Per te drejten e informimit”

 

www.univlora.edu.al Brenda 48 orëve nga hyrja në fuqi ose ardhja në formë zyrtare e një akti ligjor ose nënligjor në fushën e arsimit të lartë. Vendosur në faqen zyrtare të univlora.edu.al. Sektori i komunikimit dhe publikimit

 

 

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë  një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës. Neni 7/1/c/g i ligjit nr.119/2014“Per te drejten e informimit”

 

Kërkesat për informim bëhen sipas formatit tip që gjendet në www.univlora.edu.al dhe drejtohen në adresën postare: Universiti i Vlores L. Pavarësia, Rr. Kosova 9400
Vlorë, Shqipëriti i “Telefon: +355 33 222288
Brenda 48 orëve nga miratimi i Programit të Transparencës. Vendosur në faqen zyrtare të univlora.edu.al. Sektori i komunikimit dhe publikimit

 

  Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit. Neni 7/1/ç i ligjit nr.119/2014“Per te drejten e informimit”

 

Orari zyrtar 8:00 deri në 16:00, hënë deri të premten orari 8:00 deri në 16:00.

Koordinatori

Julita Shabani

Adresa:Rektorati
Godina A kati i dyte
L. Pavarësia, Rr. Kosova 9400
Vlorë, Shqipëri

Brenda 48 orëve nga miratimi i Programit të Transparencës Vendosur në faqen zyrtare të univlora.edu.al. Pergjegjesi i Burimeve Njerëzore  
  Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve. Neni 7/1/d; 2014“Per te drejten e informimit”

Neni 39,42,51i ligjit  “Për arsimin e lartë në RSH” nr.80/2015 datë 22.07.2015

Në KPRA dhe në LAL të vendosura në faqen zyrtare të univlora.edu.al Brenda 48 orëve nga miratimi i Programit të Transparencës Vendosur në faqen zyrtare të univlora.edu.al. Pergjegjesi i Burimeve Njerëzore

 

 
  Buxheti Neni 7/1/e të ligjit nr.119/2014, 2014“Per te drejten e informimit”

Neni 47-49,107-110 “Për arsimin e lartë në RSH” nr.80/2015 datë 22.07.2015;ligji nr.10296 datë 8.7.2010 “Për menaxhimin finaciar dhe kontrollin”, ligji nr.9936 datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor”

Portali

www.univlora.edu.al

Brenda 48 orëve nga miratimi i Programit të Transparencës dhe nga hyrja në fuqi e akteve ligjore te ndryshimit ose ato nenligjore.

 

Dokumentet financiare me kërkesë

Vendosur në faqen zyrtare të univloraedu.al. Dejtoria e Financës dhe Buxhetit  
  Informacion për procedurat e prokurimit. Neni 7/1/ë  të ligjit nr.119/2014, 2014“Per te drejten e informimit”

Ligji nr.9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin publik” i ndryshuar

Regjistri i prokurimeve; Brenda 48 orëve nga hyrja në fuqi ose ardhja në formë zyrtare e një akti ligjor ose nënligjor në fushën e prokurimit. Vendosur në faqen zyrtare të univlora.edu.al Sektori i Prokurimeve  
  Shërbimet e autoritetit për publikun. Neni 7/1/f  të ligjit nr.119/2014, 2014“Per te drejten e informimit”.

Neni 93 e ne vazhdim i ligjit

“Për arsimin e lartë në RSH” nr.80/2015 datë 22.07.2015. Studime të formimit të vazhduar sipas nenit 81 të ligjit; Fitimin e titujve dhe gradave sipas nenit 60-61 të ligjit; Bursa për studentë te shkëlqyer sipas nenit 112/a të ligjit;

Projekte të kërkimit shkencor sipas nenit 93 të ligjit; shërbime të ekspertizës me pedagogë të fushave të shkencës; shërbime të përcaktimit të përmbajtjes së lëndëve radioaktive; autentifikimin e firmës dhe vulës së institucionit për diploma ose programet të kryera në të.

Formularët e aplikimit dhe dokumentacioni shoqërues Brenda 48 orëve nga miratimi i Programit të Transparencës Vendosur në faqen zyrtare të univlora.edu.al Sektori i komunikimit dhe publikimit

Fakultetet nëpërmjet zyrave perkatese

 
  Mbajtjae dokumentacionit ngaUV Neni 7/1/h të ligjit nr.119/2014, 2014“Per te drejten e informimit”

Ligji nr.9154 datë  6.11.2003 “Për arkivat” dhe Metodologjia përkatëse

Arshiva dhe librat e protokollit Me kërkesë të individualizuar Vendosur në faqen zyrtare të univlora.edu.al Zyra e Arkivës  

 

 

I. PUBLIKIMI

 

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, UV-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.univlora.edu.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i transparencës”.

 

II. MONITORIMI

 

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

 

 

 

LIDHJA NR. 2

REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE

 

Nr. rendor (1)

 

 

Data e

regjistrimit të

kërkesës (2)

Objekti (3) Data e kthimit të përgjigjes (4) Statusi i kërkesës (5) Tarifa (6)
1 (Përmban edhe përmbledhje të kërkesës) (Përmban edhe

përmbledhje të

përgjigjes)

2
3

 

 

Shënim

Regjistri përditësohet çdo tre muaj.

(1)    Evidentohet kronologjia e kërkesave.

(2)    Evidentohet nisja e shqyrtimit të kërkesës.

(3)    Identifikohet lloji i kërkesës.

(4)    Reflektohet afati i shqyrtimit të kërkesës dhe nëpërmjet klikimit njohja me përmbledhjen e përgjigjes.

(Të dhënat personale anonimizohen në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”)

(5)    Ndihmon kërkuesin për të njohur ecurinë e procesit.

(6)    Evidenton vlerat monetare për dhënie të dokumentacionit në përputhje me udhëzimet p