DIPLOMIMI








Mbrojtja e tezës së diplomës
Në përfundim të kursit të plotë të studimeve, studentët kanë të drejtë të diplomohen. Kërkesat e diplomimit janë paraqitur në kurrikulat e çdo programi studimi. Sekretaria mësimore është e detyruar t’i përcjellë me shkresë të veçantë përgjegjësit të departamentit dhe dekanit të fakultetit listën e studentëve që kanë plotësuar detyrimet e një programi studimi dhe cdo detyrim tjetër financiar të cilët kanë të drejtën e mbrojtjes së tezës së diplomës. Sekretaria mësimore mban përgjegjësi për saktësine e të dhënave.
Përgjegjësi i departamentit pas marrjes së listës së studentëve ngre një komision ad hoc, i cili verifikon nëse këta studentë kanë plotësuar detyrimet e programit të studimit. Pas verifikimit lista e studentëve që kanë të drejtën e mbrojtjes së tezes së diplomës, e firmosur nga anëtaret e komisonit, i përcillet përgjegjësit të departamentit.

Pragu i notës mesatare që i jep të drejtën studentit të diplomohet, duke përgatitur një punim diplome është si më poshtë:

  • Për ciklin e parë të studimeve nota mesatare është 9(nëntë).
  • Për ciklin e dytë të studimeve, “Master profesional”, nota mesatare është 8.5 (tetë pikë pesë)

Mbrojtja e diplomës bëhet e hapur. Procedura e mbrojtjes përfshin një paraqitje të pëmbledhjes së punimit të diplomës, pyetje dhe përgjigje. Në përfundim juria bazuar në vlerësimin e udhëhëqësit dhe punimin e studentit, bën vlerësimin me notë. Juria dhe kryetari i saj miratohet nga dekani i fakultetit me propozim të përgjegjësit të departamentit dhe përbëhet nga 5(pesë) vetë. Shlyerja e detyrimeve të programit të studimit dhe çdo detyrimi tjetër financiar dhe material kundrejt universitetit, është kusht paraprak për kryerjes e mbrojtjes së tezës se diplomës.

 

Respektivisht sipas cikleve lëshohen diplomat:

Cikli i parë i studimeve:
1. Diplomë “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer

Cikli i dytë i studimeve:
1. Diplomë “Master Profesional” në fushën e arsimimit të kryer
2. Diplomë “Master i Shkencave” në fushën e arsimimit të kryer

Cikli i tretë i studimeve:
1. Diplomë për gradën shkencore “Doktor”