Rritja e Kulturës së Brendshme dhe Aktivitetet

UV zbaton një strategji institucionale për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë duke ndjekur parimin se sigurimi i brendshëm i cilësisë është një proces gjithëpërfshirës, ku të gjithë aktorët e brendshëm dhe të jashtëm duhet të kontribuojnë për garantimin dhe promovimin e cilësisë si dhe për krijimin e Kulturës së Brendshme të Cilësisë. Në këtë kontekst, UV-ja ka hartuar politika e procedura si dhe ka ngritur struktura për Sigurimin e Brendshëm të Cilësisë, në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi dhe me aktet rregullatore institucionale. Një prej strukturave për sigurimin e brendshëm të cilësisë në UV është NJSBCVI-ja, e cila është struktura përgjegjëse në nivel institucioni për zbatimin e politikës së SBC-së nëpërmjet implementimit të instrumentave të ndryshëm të miratuar në UV.

UV në kuadër të sistemit të Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë organizon veprimtari periodike me personelin dhe studentët për informimin dhe ndërgjegjësimin e tyre për sigurimin dhe përmirësimin afatgjatë të cilësisë së programeve të studimit si dhe të Insitucionit në tërësi.

Fletëpalosje shqip/anglisht (kliko këtu)

Aktivitete

 

Lutemi  të na kontaktoni në qoftë se nuk mund të gjeni atë që Ju jeni duke kërkuar për këtë njësi (e-mail:  njesiasigurimitcilesise@univlora.edu.al)