Erasmus +

Erasmus Charter for Higher Education akorduar Universitetit të Vlorës (Shkarko ketu)

UNE JAM ERASMUS, PO JU?
A e dini se? 1 në 13 studentë të UV-së, sëpaku një herë brenda një cikli studimi, mund të jetë
student Erasmus+  në një nga universitetet partnere.
Dëshiron dhe ti të përfitosh nga programi Erasmus+?!
Për më tepër ndiqni videon.

Rreth Erasmus +
    • Erasmus+ është një program i Bashkimit Evropian (BE) që mbështet financiarisht një sërë veprimtarish në fushat e Arsimit, Trajnimit, Rinisë dhe Sportit për periudhën 2014-2020. Erasmus + ngrihet mbi përvojën dhe suksesin e programeve të mëparshme arsimore të BE-së (Tempus, Erasmus Mundus, Alfa, Edulink etj) dhe mbështet shkëmbimet ndërkombëtare të studentëve, stafeve akademike dhe administrative, qarkullimin e praktikave më të mira midis institucioneve të arsimit të lartë dhe forcimin e lidhjeve midis arsimit dhe tregut të punës.

Bashkëpunimi me vendet partnere mbështetetet nëpërmjet:

    1. KA1-“Mobiliteti i të nxënit” përfshin shkëmbimin e studentëve, lektorëve dhe stafit administrative nga dhe në Vendet Partnere. Përfaqson rreth 63% të buxhetit total të programit.
      a) Mobiliteti i Krediteve- Në fushën e mobilitetit të krediteve, Institucionet e Arsimit të Larte nga Vendet e Programit do të aplikojnë për menaxhimin e projekteve të mobilitetit të studentëve, pedagogëve, dhe stafit administrativ të universiteteve.
      b)Shkëmbimet për mastera të përbashkëta- Programi mbështet ndërtimin e konsorciumeve që ofrojnë programe Masteri të Përbashkët Evropianë, me kohë të plotë që zgjasin një ose dy vite.
    2. KA2– “Bashkëpunimi për inovacionin dhe shkëmbimin e praktikave të mira” Përfshin bashkëpunimin për inovacioin dhe shkëmbimin e praktikave të mira midis institucioneve arsimore dhe ndërmarrjeve private e aktorëve të tjerë, rritjen e kapaciteteve në vendet e pa industralizuara (ish projektet Tempus). Përfaqëson rreth 28 % të buxhetit total.
      a) Projektet për ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë mbështesin modernizimin, aksesin dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve në Vendet Partnere.
      Projektet ndahen në: Projekte të përbashkëta për mbështetjen e institucioneve të arsimit të lartë në Vendet Partnere të modernizojnë metodat e mësimdhënies, të krijojnë programe të reja studimi ose të përmirësojnë programet ekzistuese duke i harmonizuar me ato të vendeve të zhvilluara të BE-së. Projekte Strukturore për mbështetjen e zhvillimit dhe reformimit të institucioneve dhe sistemit të arsimit të lartë në Vendet Partnere. Ministritë e Arsimit janë partner i detyrueshëm në projektet strukturore.
    3. Aktivitetet e Jean Monnet mbështesin dhe promovojnë thellimin e njohurive rreth çështjeve të Integrimit Evropian, mësimdhënies dhe kërkimin mbi historinë, politikat, ekonominë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian. Universitetet shqiptare mund të aplikojnë për Modulet Jean Monnet (kurse me kohë të shkurtër në fushën e Integrimit Evropian, minimalisht 40 klasash për një vit akademik), për Jean Monnet për Lektorët (vende vakante për pedagogët e specializuar në fushën e Studime të Integrimit Evropian, me një minimum prej 90 klasash për një vit akademik) ose për Projektet Jean Monnet (aktivitete promovuese për çështje të Integrimit Evropian, program trajnimi, etj.)