UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË RENDITET NE VENDIN E PESTË NË 31 UNIVERSITETE SHQIPTARE nga Cybermetrics Lab – CSIC


NJË SUKSES I RI I UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

RENDITET NE VENDIN E PESTË NË 31 UNIVERSITETE SHQIPTARE

nga Cybermetrics Lab – CSIC

 

Këshilli i Lartë për Kërkimet Shkencore me qendër në Spanjë (Cybermetrics Lab – CSIC, Grup Kërkimor i Këshillit Kombëtar të Kërkimeve Spanjolle CSIC), ka publikuar rezultatet e studimit te kryer prej tyre për universitetet më të mira për çdo shtet, përfshirë edhe Shqipërinë.

 

Ndër 31 universitete shqiptare të marra në shqyrtim prej tyre, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë është renditur në vendin e pestë, duke lënë mbrapa 27 universitete të tjera të vendit. Gjithashtu UV eshte renditur në pozicionin e 6856 në mbi 30.000 universitete botërore të marra në shqyrtim nga Cybermetrics Lab – CSIC.

 

Ky është një lajm i mirë që bën krenar çdo personel akademik të UV-së por na bën të gjithëve edhe më të përgjegjshëm për atë çka bëjmë cdo ditë në funksion të përmbushjes së detyrave tona individuale e kolegjiale.

 

Ky rezultat eshte meritë e të gjitheve: pedagogeve, departamenteve, dekanateve, dekaneve, rektoratit, SA dhe BA. Është meritë, veç të tjerash edhe e politikave të reja efikase të orientuara nga MASR dhe ministrja znj. Lindita Nikolla. Te tilla vlerësime nga institucione dhe grupe studimore që na analizojne nga jashtë, na ndihmojnë të përsosim politikat tona në vlerësimin e brendshëm.

 

Cybermetrics Lab – CSIC, është një Grup Kërkimor i Këshillit Kombëtar të Kërkimeve Spanjolle (CSIC). Organizata është përgjegjëse për Rankimin Webometrik të Universiteteve Botërore. Aktualisht janë analizuar më shumë se 48,000 Fusha të Internetit të Universiteteve, Organizatave Akademike dhe Hulumtuese dhe renditen sipas pranisë së tyre në internet dhe dukshmërisë së lidhjes.

Cybermetrics Lab, filloi të hartojë dhe përpilojë treguesit e internetit në mesin e viteve 1990, duke themeluar revistën e parë CSIC elektronike “Cybermetrics”, në vitin 1996. Kreu i grupit është Isidro F. Aguillo.

Kontributet kryesore të grupit përfshijnë:

 

1 -Analizën e Botës Akademike dhe faqeve rajonale të internetit.
2  -Zbulimin e një ndarjeje digjitale midis Universiteteve të Amerikës dhe Evropës.
3 – Zhvillimin e statistikave të reja për hapësira krahasimi dhe mundësi zhvillimi.

 

Më poshtë Link-u ku mund të gjeni info për rankimin e UV-së, renditjen në vendin e pestë të UV-së, ndër 31 universitete shqiptare, pozocionin 6856 në afersisht 30. 000 universitete botërore të marra në shqyrtim si dhe të dhëna të tjera, derivate të studimit.
Kliko këto