Sukses i studentëve të Fakultetit të Shëndetit në konkursin “Drejt një brezi pa duhan”

Aktivitete njoftime Projekte

Sukses i studentëve të Fakultetit të Shëndetit në konkursin “Drejt një brezi pa duhan”

Fakulteti i Shëndetit, i përfaqësuar nga studentët e tij, shënon suksesin e radhës në konkursin për të rinj të realizuar në kuadër të projektit ENSP Next me temë “Drejt një brezi pa duhan”, duke fituar çmimin mbi temën “Kampuse pa duhanpirje” (Smoke-free campuses).

Studentët e këtij fakulteti u prezantuan në këtë konkurs me anë të një video të emërtuar “Kampuse pa duhan“(Tobacco free campus), e cila kishte për qëllim ngritjen e zërit për të kërkuar një të ardhme pa duhan për brezat që do të vijnë.

Fitorja e këtij çmimi i shpërbleu studentët e Fakultetit të Shëndetit me nje fond prej 500 Euro, me mundësinë për pjesmarrje në konferencën e ENSP-së dhe përfshirjen në grupin e të rinjve të ENSP-së, i cili ka për qëllim krijimin e liderave të rinj mbi kontrollin e duhanit.

Konkursi i grupit të rinjve ENSP (ENSP Youth group) ftonte të merrnin pjesë të rinj, anëtarë të shoqatave të të rinjve dhe studentëve dhe grupe mbështetës të të rinjve nga rajoni Europian i OBSH-së.

Qëllimi i këtij konkursi ishte frymëzimi i popullatës së re për të vepruar, për të ngritur zërin e tyre kundër taktikave të shënjestruara nga industria e duhanit, për të thyer zinxhirin, për të refuzuar të bëhen brezi i ardhshëm i duhanpirësve dhe përdoruesit e rinj të tij në Europë.

Më shumë informacion mbi konkursin dhe projektin ENSP Next i gjeni në linket:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3721241614580693&id=195555830482640

http://ensp.network/