Marrëveshje bashkëpunimi midis UV-së dhe Certipass digital skills për platformën Europiane EiPASS

njoftime

Firmoset nga Rektori i UV-së,  Prof. Dr. Roland Zisi dhe  përfaqësuese  ligjore e EiPASS për Shqipërinë dhe Rajonin, Znj. Anila Busho,  marrëveshja e bashkëpunimit midis dy institucioneve për përdorimin e platformës europiane të patentimit të njohurive dixhitale EiPASS në kuadër të rritjes së standarteve të cilësisë dhe profilit europian të shërbimeve të misionit të tretë të UV-së nëpërmjet zhvillimit dhe implementimit të veprimtarisë së qendrës zhvillimit rajonal RDC bazuar në kurse të trajnimeve të kompetencave dixhitale gjatë gjithë jetës dhe  të certifikuara ndërkomëtarisht.

Pas akreditimit nga ASCAP të trajnimeve për mësues, Qendra RDC merr një tjetër certifikim si qendër testimi e patentës europiane EiPASS të përdorimit të kompjuterit si një nga kompetencat e kërkuara në tregun e punës si dhe kriter për  gjithë aplikimet pranë DAP.

Tashmë studentë, anëtarë të  stafit administrativ, akademik apo edhe punonjës të institucioneve publike dhe private mund të kërkojnë me lehtësi shërbime dhe komoditet në edukimin dhe praktikimin e njohurive të TIK pranë Qendrës RDC duke u pajisur me certifikatë europiane në tre gjuhë, në versionin anglez, italian dhe shqip.

UV do të vendos në dispozicion 10 karta anëtarësimi falas në platformën EiPASS për studentë ekselentë  duke nisur implementimin e shërbimeve të edukimit të vazhduar gjatë gjithë jetës.

Njëkohësisht ky është një hap tjetër në detyrat e procesit të akreditimit të institucionit për arritjen e standarteve ndërkombëtare të përcaktuara nga objektivat strategjike të UV dhe përmbushjen e misionit të tretë të tij.