Hapet proçesi i vetëkandidimit për anëtarë të Këshillit të Etikës në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë.


Njoftohet i gjithë personeli akademik, personeli ndihmësakademik dhe ai administrativ se me Vendim të Senatit Akademik është miratuar çelja e procesit të vetëkandidimit për anëtarë të Këshillit të Etikës në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë.
Në zbatim të nenit 28, të Statutit të UV-së, Këshilli i Etikës përbëhet nga 7 (shtatë) anëtarë, katër prej të cilëve personel akademik me kohë të plotë, nga një për çdo fakultet, që mbajnë të paktën gradën shkencore “Doktor”, një përfaqësues nga radhët e personelit ndihmësakademik, një nga personeli administrativ dhe një përfaqësues nga radhët e studentëve. Kandidati për anëtar vetëkandidohet dhe zgjidhet nga Senati Akademik, me shumicë të thjeshtë të të gjithë anëtarëve dhe me votim te fshehtë. Çdo njësi kryesore nuk mund të përfaqësohet me më shumë se një anëtar në Keshillin e Etikes.
 
Afatet e dorëzimit të kërkesave individuale janë prej datës 17.01.2020-  24.01.2024
 
Kërkesat duhet të paraqiten pranë zyrës së protokoll arkivës së institucionit.