Ftesë për pjesëmarrje në Konferencën e 16-të Ndërkombëtare të ASECU-t

njoftime

Konferenca e 16-të Ndërkombëtare e ASECU-t me titull: “SFIDAT GLOBALE SOCIALE DHE EKONOMIKE DHE ZHVILLIMI RAJONAL” organizohet nga Universiteti Shtetëror i Ekonomisë dhe Menaxhimit Novosibirsk (NSUEM) në Rusi, në bashkëpunim me Shoqatën e Universiteteve Ekonomike të Evropës Jugore dhe Lindore dhe të Rajonit të Detit të Zi (ASECU)

 

Konferenca do të zhvillohet online (nëpërmjet platformës Zoom) më 19.11.2020

Afati i dorëzimit të abstraktit është 12.10.2020

Për Universitet anëtare të ASECU-t, ku bën pjesë dhe UV, pjesëmarrja në konferencë është falas.

Bashkëlidhur gjeni dokumentin përshkrues me informacion më të detajuar për konferencë.

 

Suksese!