Hyrje Biologji

[:sq]Mirë se vini në Departamentin e Biologjisë!

Departamenti i Biologjisë është një nga Departamentet më të rinj të Universitetit “Ismail Qemali”, i hapur në kuadrin e Fakultetit të Shkencave Teknike në vitin akademik 2010 -2011, me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 124 datë 17.02.2010. Departamenti i Biologjisë synon të ofrojë një formim të shkëlqyer akademik për të përgatitur profesionistët e ardhshëm të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin rajonal dhe kombëtar të vendit. Në sajë të bashkëpunimit me njësi të tjera të Universitetit tonë, organizata të ndryshme, Universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit, ne synojmë të përgatisim biologë, mësues biologjie dhe specialistë të mjedisit e turizmit me aftësi akademike, sjellje dhe njohuri të denja për të konkuruar me kërkesat e tregut të punës brenda dhe jashtë vendit.

Misioni i Departamentit të Biologjisë është të sigurojë një mësimdhënie me nivel të lartë të disiplinave të Biologjsë duke ofruar performancë dhe cilësi të lartë në kurset tona, kurrikula të reja dhe teknologji të reja në mësimdhënie. Pajisja e studentëve me njohuritë e nevojshme shkencore në fushën e Biologjisë, si edhe hedhja e themeleve për të përgatitur specialistë të shumë fushave të tjera (mjedisore, bio-shëndetësore, mësuesi si dhe specialistë të mirëfilltë të florës dhe të faunës). Në kërkimin shkencor misioni ynë është zhvillimi i kërkimit shkencor dhe integrimi i punës shkencore me mësimdhënien, organizimi i veprimtarive shkencore me karakter lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Departamenti i Biologjisë ofron gjithashtu diploma të nivelit të dytë si: Master Shkencor në “Biologji Mjedisore” dhe Master Profesional në “Mësuesi AM në Biologji, me profil minor në Kimi”, që në ditët e sotme janë ndër më të kërkuarat në tregun e punës.

Stafi i Departamentit të Biologjisë është i kualifikuar si në anën metodike dhe në atë shkencore. Pedagogët në përbërje të departamrntit të Biologjisë janë me tituj dhe grada shkencore dhe me një përvojë të konsiderueshme në fushën e mësimdhënies në të gjitha nivelet e arsimit tonë.

Urojmë mirëseardhjen studentëve tanë, të cilët do të gjejnë tek ne përkushtim, seriozitet dhe korrektësi që do ti shoqërojë gjatë gjithë viteve të studimit të tyre.

SUKSESE ![:]