Aktivitete biologji

[:sq]Aktiviteti me rastin e dites boterore te oqeaneve
Në kuadër të Ditës Botërore të Oqeaneve datë 8.06.2020, Departamenti i Biologjisë organizoi Seminarin me temë: “World Oceans Day/ in the frameëork of AFRIMED Project”. Seminari u realizua pran qëndrës Long Life Learning, në “Universitetin Ismail Qemali”. Në të morën pjesë studentë të Departamentit të Biologjisë. Fjalimi i hapjes u mbajt nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike, Prof. Asoc. Hajdar Kiçaj.
Studentët u informuan rreth Ditës Botërore të Oqeaneve, si dhe për rolin kryesor që kanë oqeanet në jetën e përditshme. Një rëndësi e veçantë, iu kushtua informimit të studentëve rreth punës së Departamentit të Biologjisë për përmirësimin, si dhe rruajtjen e Biodiversitetit nëpërmjet implementimit të projektit aktual AFRIMED. Qëllimi i AFRIMED është zbatimi i protokolleve për të përmirësuar pyjet e Cystoseira macroalgal në Detin Mesdhe. Të realizojë përmirësim Ekologjik Detar si një mjet i rëndësishëm për të promovuar Ruajtjen e Biodiversitetit, si dhe për të rritur përfitimet socio-ekonomike. Në këtë seminar u prezantua protokolli i ri i riprodhimit të Cystoseira crinita, i cili do të vihet në zbatim pranë Qëndrës Shkencore të Fakultetit të Shkencave Teknike.

Agenda and Registration form

 

 

Takimin informues dhe konsultues mbi prokjektin AFRIMED, Algal Forest Restauration in the Mediterranean Sea, të organizuar nga Departamenti i Biologjisë datë 13.06.2020

Diten e premte, datë 13. Qershor 2020, Departamenti i Biologjisë organizoi një takimi informues dhe konsultues mbi prokjektin AFRIMED, Algal Forest Restauration in the Mediterranean Sea. Takimi u realizua pran ambienteve të bibliotekës së Fakultetit të Shkencave Teknike, në “Universitetin Ismail Qemali”. Në takim ishin të pranishëm, stafi akademik i Departamentit të Biologjisë, stafi i jashtëm dhe i brendëshëm i AFRIMED si dhe personeli i ADZM Vlorë.

Objekti i takimit: Njohja me objektivat e projektit AFRIMED dhe informimi i stafit të ADZM Vlorë në mënyrë që të shtohet bashkëpunimi dhe shkëmbimi i rezultateve midis palëve.
Gjatë takimit u diskutuan pikat e mëposhtme:
• Objektivat e pritshme dhe rezultatet e AFRIMED.
• Nevojat në fushën e monitorimit të pyjeve algale në Parkun Kombëtar Detar të
Sazan – Karaburun.
• Zonat në cilat është më i nevojshëm restaurimi.
• Rrjeti i grupeve të interesit dhe si mund të shtohet ai.
• Shtimi i zonave të monitorimit nëpërmjet bashkëpunimit midis projekteve aktualisht aktive në Parkun Kombëtar të Sazan – Karaburunit.
• Nevoja e krijimit të një harte të pyjeve algal të Sazan – Karaburunit.
• Nevoja e organizimit të një takimi mes stafeve të projekteve ende aktiv në zonën e
Sazan – Karaburunit në mënyrë që të rritet bashkëpunimi mes kërkuesve shkencor dhe stafit administrative te ADZM.[:]