Dita Kombëtare Informuese Erasmus+

njoftime

Zyra Kombëtare Erasmus+ në bashkëpunim me Agjensinë Ekzekutive për Arsimin, Mediat dhe Kulturën në Bruksel organizoi më 17.12.2019 në ambjentet e Europe House në Tiranë, Ditën Kombëtare Informuese Erasmus+. Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e Programit Erasmus+, informimin mbi mundësitë që ky program ofron për universitetet dhe studentët si dhe ndarjen e praktikave më të mira mes pjesëmarrësve mbi aplikimin e projekt propozimeve CBHE, Jean Monnet dhe ICM.

Pjesë e axhendës së aktivitetit ishte dhe Universititeti “Ismail Qemali” Vlorë, i përzgjedhur si një nga universitetet e vlerësuar Best Practice në implementimin e ICM-ve dhe në aplikimin e projekti propozimeve Jean Monnet. Përfaqësues të Universitetit në këtë takim ndanë me të pranishmit eksperiencën e UV-së si dhe pikat e forta të cilat kanë cuar në këtë sukses.

UV-ja u bë pjesë gjithashtu e panairit të kontakteve midis Universiteteve të organizuar gjatë këtij eventi, ku i’u shpërndanë pjesëmarrësve Guida dhe fletpalosje të UV-së si dhe u paraqitën video promovuese të aktiviteteve Erasmus+ të organizuar nga UV.

[slide-anything id=’17865′]