njoftime Thirrje

Bursa erasmus+ për stafin akademik dhe ndihmës akademik me karakter administrativ në Universitetin Perëndimor të Timisoarës në Rumani (West University of Timisoara)

Thirrje për bursa trajnim për stafin akademik dhe ndihmës akademik me karakter administrativ me kohë të plotë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim meUniversitetin Perëndimor të Timisoarës në Rumani (West University of Timisoara) në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë stafin me kohë të plotë në UV të aplikojnë për bursë për mobilitet trajnim.

Mobiliteti përfshin:

– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie, i cili lidhet me fushat sipas kodeve ISCED: 023 Languages (Modern Languages)

0531 Chemistry

0511 Biology

0532 Geography

0533 Physics

0541 Mathematics

0611 Computer Science

0421 Law

0311 Economics

0411 Accounting

0412 Finance and Banking

0410 Business and Administration

0413 Management

0414 Marketing

– Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ.

– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.

– Numri i kuotave: 1

– Periudha e mobilitetit: 13-17 Maj 2024, në kuadër të aktivitetit “Erasmus International Week, 14th edition”

– Dieta ditore: 140 Euro.

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të

largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Kriteret për aplikim për stafin akademik:

  • Stafi akademik me kohë të plotë në UV.
  • Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2.

Kriteret për aplikim për stafin ndihmës akademik me karakter administrativ:

  • Staf ndihmës akademik me karakter administrativ me kohë të plotë në UV.
  • Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Arritja akademike. Titulli akademik/ Grada shkencore për stafin akademik.
  • Eksperienca në punë për stafin ndihmës akademik/administrativ.
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.

Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:

  • Prioritet do t’u jepet stafit që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
  • Prioritet do t’u jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje e dokumentit identifikues/ pasaportë.
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
  • Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës së huaj minimalisht niveli B2. Përjashtohet nga ky detyrim personeli akademik i gjuhës angleze.

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën international@univlora.edu.al
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është 20/03/2024

Procedura e përzgjedhjes:

  1. UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  2. Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  3. Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  4. Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë universitetit pritës.
  5. Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve në gjuhë të huaj i gjeni në linket:

https://ri.uvt.ro/

https://ri.uvt.ro/programul-de-mobilitati-erasmus/erasmus-incoming-studenti/ects-info-packs-courses-at-wut/

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

 

FORMULAR APLIKIMI PERSONELIN _WUT

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK _ WUT