njoftime Thirrje

Takim i mbajtur në kuadër të projektit “Studimi i ndikimit të Edukimit muzikor në pedagogjinë e Specializuar -Një qasje kërkimore dhe e aplikuar”

Në datat 28-29 Shkurt, në vijim të takimeve të mbajtura pranë mjediseve të Fakultetit të Shkencave Humane, grupi i punës në kuadër të projektit “Studimi i ndikimit të Edukimit muzikor në pedagogjinë e Specializuar -Një qasje kërkimore dhe e aplikuar” projekt PKKZH i financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI),diskutoi disa nga çështjet si më poshtë :

1-Vijim i punës për studimin mbi ndikimin e edukimit muzikor në arsimin special (rishikimi i literaturës, përzgjedhja e popullatës së studimit, përfundimi instrumentave të studimit, realizimi dhe analiza e pyetsorëve të realizuar me mësues, intervista me mësues të edukimit muzikor, etj)

2-Publikimi online dhe fizik i Manualit praktik për mësuesit ndihmës, mësues të muzikës, dhe mësuesit lëndor për edukimin muzikor në arsimin special për grup-moshat 6-14 vjeç (bazuar në studimin që po kryehet).

3- Puna për organizimin e trajnimeve bazuar në Manualin e publikuar, ku do të përfshihen mësues të muzikës, mësues mbështetës/të specializuar, mësues të tjerë lëndorë, apo edhe staf psiko-social nga shkollat gjithë përfshirëse dhe ato speciale në zonat e targetuara të projektit (Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Lushnje)

4. Puna për realizimin e artikullit të parë (bazuar në rezultatet e deritanishme të studimit), i parashikuar për t’u botuar në vijim në revista të indexuara në Scopus.

Përmes projektit synohet t’ju ofrohen mësuesve të muzikës, mësuesve ndihmës dhe mësuesve të tjerë, studentëve dhe kërkuesve të tjerë, metodat dhe materialet e disponueshme të mësimdhënies së muzikës dhe matjes së zhvillimit psiko-motor dhe social të nxënësve me nevoja të veçanta, si dhe të rrisë kapacitetin e tyre për mësimdhënie efektive të specializuar. Projekti koordinohet nga Dr. Eliona Lici dhe  po realizohet nga një grup kërkuesish të Departamentit të  Edukimit, përshirë edhe studentë të nivelit master shkencor në pedagogjinë e Specializuar  Sociale.

 Për më shumë informacion, mund të konsultoni faqen web të projektit;  https://sites.google.com/view/emps-project/homerreth-projektit++++