njoftime

Shkollë verore , “Studime Ndërkombëtare dhe Evropiane 2024”

Shkolla verore do të organizohet nga Universiteti i Vjenës, e cila do të zhvillohet nga 13 korriku – 10 gusht 2024.

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet shkresës nr. 3281 prot., datë 4.3.2024 (bashkëlidhur) ka përcjellë njoftimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Vjenë, mbi shkollën verore të Sommerhochschule, “Studime Ndërkombëtare dhe Evropiane 2024”, të organizuar nga Universiteti i Vjenës, e cila do të zhvillohet nga 13 korriku – 10 gusht 2024.

Programi katër javor ofron kurse të studimeve evropiane të nivelit të lartë dhe kurse të gjuhës gjermane. Kurset e studimeve evropiane mbahen në anglisht dhe fokusohen në transformimet politike, ekonomike dhe ligjore, si dhe në aspektet historike dhe kulturore të tranzicioneve të shumta që po kalon aktualisht kontinenti Evropian.

Programi i kësaj shkolle verore është me interes për studentët nga të gjitha fushat e studimit, por me interes të veçantë për studentët që studiojnë një nga fushat e mëposhtme: Studime Evropiane, Politikë – Shkencë, Drejtësi (E Drejta e Arbitrazhit, E Drejta Ndërkombëtare, E Drejta Evropiane, E Drejta Krahasuese), Ekonomi, Histori, Studime Kulturore, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Studime Ndërdisiplinore dhe/ose Gjermane. Studentë nga e gjithë bota kanë treguar interes për programin e kësaj shkolle, e cila ka një reputacion të jashtëzakonshëm akademik dhe ofron një mundësi të shkëlqyer për të studiuar gjermanisht.

Studentët shqiptarë të interesuar, mund të gjejnë një informacion më të detajuar në adresën: https://shs.univie.ac.at  si dhe mund të kontaktojnë koordinatorët e programit me e-mail, në adresën: sommerhochschule@univie.ac.at .