njoftime Projekte Thirrje

Workshop: “Platformat e mësimdhënies online dhe ndikimi i tyre mbi lirinë akademike dhe të drejtën për arsim”, 10 dhjetor 2021

Në kuadër të projektit “Platformat e mësimdhënies online dhe ndikimi i tyre mbi lirinë akademike dhe të drejtën për arsim”, në datën 10 dhjetor 2021 në Fakultetin e Shkencave Humane, zhvillohet workshop-i  me po të njëjtin titull. Janë të ftuar të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje të paraqesin propozimet e tyre për prezantime në formatin poster në adresën ldpfsh@gmail.com brenda datës 25 nëntor 2021. Propozimet mund të jenë në një nga këto dy gjuhë: shqip ose anglisht për çdonjërën nga seksionet tematike të workshop-it si më poshtë vijon:

–          Liria akademike dhe metodat e mësimdhënies;

–          E drejta për arsimim dhe aksesi online;

–          Kufizimi i të drejtave në kushtet e gjendjes së emergjencës.

Aktiviteti do të realizohet me prezencë fizike në respektim të masave dhe rregullave anti-COVID.

Për më shumë informacion, mund të kontaktoni me organizatorët në adresën ldpfsh@gmail.com.