njoftime

Një tjetër sukses për Universitetin “Ismail Qemali Vlorë”.

Pas përfundimit të shqyrtimit të aplikimit për programin e studimit “Doktorantë” në “Studime gjuhësore, letrare e kulturore” Ministria e Arsimit dhe Sportit  përmes shkresës zyrtare  Nr. 6304 Prot, të datës 05.11. 2021, Drejtoria e Përgjithshme Rregullatore bën me dije se aplikimi i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë për këtë program studimi kalon në fazën tjetër, duke rritur cilësisht numrin e programeve të studimit që ky institucion arsimor ofron, në përputhje me standartet bashkëkohore të arsimit të lartë , për tju përgjigjur në mënyrë efikase kërkesave të tregut.

Pas përgjigjes pozitive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, aplikimi për fazën tjetër konsiston në përgatitjen e të gjithë dokumentacionit të nevojshëm sipas udhëzimeve përkatëse të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data 5. 11. 2021, data e njoftimit zyrtar, duhet të ngarkohet elektronikisht dokumentacioni i përcaktuar në Kreun IV/E, të Udhëzimit Nr. 1, datë 14. 01. 2020 “Për dokumentacionin dhe procedurat për hapjen, riorganizimin dhe mbylljen e institucionit të arsimit të lartë, degëve të tyre, njësive kryesore dhe programeve të studimit, si dhe për ndarjen ose bashkimin e institucionit të arsimit të lartë, të ndryshuar”.

Pas suksesit të aprovimit të këtij program studimi, risi për Universitetin “Ismail Qemali’’ Vlorë, Departamenti i Gjuhë- Letërsisë si njësia bazë  përgjegjëse për ofrimin e këtij program studimi duhet të saktësojë të gjithë elementet e planit të programit të studimit të doktoratës në përputhje me parashikimet e vendimit Nr. 41, datë 24. 01. 2018 të Këshillit të Ministrave, “Për elementet e programeve të studimit të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë”, i ndryshuar.

Ky sukses i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë  vjen si rezultat i një pune kolektive të autoriteteve drejtuese të Universitetit si dhe të pedagogëve.

Miratimi i programit “Doktorantë” në “Studime gjuhësore, letrare e kulturore” është një tjetër sukses dhe arritje e objektivave të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë për të rritur në përputhje me kërkesat e tregut numrin e programeve të studimit që ky institucion arsimor ofron, me moton e përhershme për standarte të larta arsimore.

6304-U.I.QEMALI.VLORE.DR.STUDIME GJUHESOR