njoftime seminare Thirrje

THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KURSIN ONLINE ‘TURNE NË FLANDERS’

Shoqata KU Leuven në Belgjikë, fton studentë nga e gjithë bota, në degën Infermieri dhe Infermieri Mami për të qënë pjesëmarrës në kursin online “Turne në Flanders” me fokus mirëqenien mendore.

Kursi do të hedh një vështrim më të afërt të shëndetit mendor duke u fokusuar në kornizat terapeutike, aftësitë e intervistimit, menaxhimi i krizave, arsyetimi dhe veprimi klinik, kujdesi për veten si kujdestar etj. Klasat do të organizohen të përziera duke ndërthurur kornizat e nevojshme teorike dhe aftësitë praktike ku ndërveprimi dhe shkëmbimi i përvojave mes studentëve ndërkombëtarë do të jetë një domosdoshmëri.

Kursi do të organizohet online dhe pjesëmarrja në të është pa pagesë.

Për më shumë informacion mbi kursin si dhe mbi procedurat e rregjistrimit klikoni në linkun: https://associatie.kuleuven.be/p/flandershealthcare/tourofflanders

Afati i fundit i aplikimit është 15 shtator 2021.

Tour of Flanders – Folder