Zhvillimi i qëndrueshem i turizmit përmes projektit TANGRAM

njoftime Projekte

Zhvillimi i qëndrueshem i turizmit përmes projektit TANGRAM

INFO CARD | PARTECIPATORY LABS AND TANGRAM TRANSNATIONAL NETWORK  

PJESËMARRJA NË WORKSHOP-E

Pjesëmarrja në workshop-e ka si qëllim të përfshijë të gjithë  aktorët lokale të “Qarkut  Vlorë” si një “pjesë aktive” me qëllim identifikimin e propozimeve, veprimeve, aktiviteteve dhe treguesve për të ruajtur, vlerësuar, promovuar burimet natyrore te mjedisit për zhvillim e një turizmi të gjelbërt të qëndrueshëm, të orientuar drejt parqeve. Aktorët lokal që do të përfshihen në këto workshop-e janë: organet publike, sipermarrjet e sektorit të turizmit, eksperte të marketing- turizmit si dhe subjekte te shoqërisë civile.

CILAT JANË SYNIMET

Pjesëmarrja në workshop-e do të kenë si qëllim identifikimin e mënyrës së përmirësimit të ofertës turistike dhe përcaktimin e një plani strategjik për të gjithë zonën Adrion dhe një plan lokal veprimi të territorit për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në mënyrë që të arrihen objektivat e projektit TANGRAM, si :

  • Zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm që mundëson përfshirjen në ofertën turistike të parqeve dhe kopshteve në lidhje me trashëgiminë natyrore dhe kulturore të destinacionit.
  • Promovimi i parqeve dhe kopshteve për secilin destinacion dhe mundësia e një lidhjeje me destinacione të tjera në të gjithë zonën e Adrion.
  • Ruajtja dhe promovimi i burimeve natyrore dhe trashëgimisë kulturore për një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit
  • Zgjatja e sezonit turistik, i cili mundëson ardhjen e turistëve në stinë të tjera të vitit dhe jo vetëm në sezonin e verës ose vjeshtës.
  • Zhvillimi ekonomik i destinacionit, përmes krijimit të vendeve të reja të punës
  • Nxitja e zhvillimit të biznesit përmes krijimit të bizneseve të reja dhe zhvillimit të bizneseve ekzistuese

PSE TE MARRËSH PJESË

Pjesëmarrja në laborator dhe në rrjetin e projektit TANGRAM përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të kontribuar dhe marrë pjesë në mënyrë aktive në procesin e përcaktimit të linjave të zhvillimit të territorit nga të njëjtat subjekte që janë aktorët kryesorë.

SI TË MERRNI PJESË

Eshtë e mundur të merrni pjesë në dy mënyrat e mëposhtme:

  • Pjesëmarrja në workshop-e duke u bashkuar me grupet e punës. Një total 4 takime pritet të mbahen online nga muaji Maj deri në Nëntor 2021 (takimi mund të jetë dhe fizikisht,  jo online duke marrë parasysh ndryshimet eventuale në lidhje me rregullat kombëtare / rajonale të përshtatura me situatën Covid 19)
  • Mbështetja e marrëveshjes së bashkëpunimit – Marrëveshja e mirëkuptimit për t’u bashkuar në rrjetin transnacional TANGRAM. Anëtarësimi përfaqëson një mënyrë për të konsoliduar në mënyrë më efektive pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin në rrjetin evropian dhe për të kontribuar në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm i përqendruar në rritjen e zonave natyrore, parqeve dhe kopshteve. Anëtarësimi përfaqëson një mënyrë për të marrë pjesë në mënyrë aktive si në përcaktimin e planit ashtu edhe në zbatimin e tij.

Ju lutem plotësoni në  link[1] dhe ju do të kontaktoheni për detaje të mëtejshme.

 

Informacionin shtesë për projektin Adrion e gjeni ne linket me poshte: https://www.adrioninterreg.eu/index.php/projects/project-websites/

https://univlora.edu.al/en/sektori-projekteve/lista-e-projekteve/

[1] link. https://docs.google.com/forms/d/1F-hJ-019lAdUkfYJiElsGJs8l9tdzrUrAL5i7oB-POY/edit?usp=sharing .

 

TANGRAM_ PP10 _Broshure-Informacioni