njoftime Thirrje

[:sq]Thirrje për  mobilitete studimi dhe mësimdhënieje Erasmus + në  Universitetin  e Iashit “Alexandru Ioan Cuza” në Rumani[:]

[:sq] 

Thirrje për  mobilitete studimi dhe mësimdhënieje në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility në  Universitetin  e Iashit “Alexandru Ioan Cuza” në Rumani (“Alexandru Ioan Cuza” University of Iasi).

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Iashit “Alexandru Ioan Cuza” në Rumani (“Alexandru Ioan Cuza” University of Iasi), hap thirrjen për mobilitete studentësh dhe stafi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1. Ftohen të aplikojnë studentët dhe stafi i UV-së të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme.

Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (AICU), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV). Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus+, komponenti KA1 për mobilitet studimi.

 

Numri i  mobiliteteve për studim: 2 (dy)

Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë 2020”

Granti përfshin:

Kriteret për aplikantët:

  • Të jetë student i vitit të dytë dhe të tretë në programin e studimit “Bachelor në gjuhë angleze”;
  • Të jetë student i vitit të dytë në programet e ciklit të dytë të studimeve: “Master profesional në mësuesi për CLAB në lëndën gjuhë angleze”, “Master i shkencave në përkthim dhe interpretim”;

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Merita akademike
  • Kompetenca gjuhësore

Në raste të barazisë në meritë akademike, prioritet do t’u jepet studentëve që:

  1. u përkasin grupeve me sfond më pak të privilegjuar nga pikëpamja shoqërore, ekonomike, gjinore, racore, etnike dhe me aftësi ndryshe;
  • nuk kanë marrë pjesë më parë në mobilitete.

Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:

  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi (Formulari, të cilin e gjeni më poshtë duhet të plotësohet në gjuhën angleze.) ;
  • Kopje të pasaportës;
  • Vërtetim studenti;
  • Transkript notash (i lëshuar në gjuhën angleze/përkthyer nga origjinali në gjuhën angleze);
  • Dokument që vërteton njohjen e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B1 (p.sh. certifikime ndërkombëtare dhe/ose kombëtare që dëshmojnë mbrojtjen e gjuhës angleze në nivelin e kërkuar; letër konfirmimi nga institucioni);
  • Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar;
  • Dokument që vërteton që studenti është anëtar i komunitetit rom ose egjiptian;
  • Dokument që vërteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti;
  • Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës.Dokumentin e gjeni më poshtë. Ai duhet plotësuar paraprakisht në fazën e aplikimit me lëndët që do të përzgjedhë studenti për semestrin “Pranverë 2020”).

KUJDES! Gjatë semestrit që do të kryejë mobilitetin në universitetin pritës, studenti duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kredite të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

Më shumë informacion rreth universitetit pritës “Alexandru Ioan Cuza” të Iashit  në Rumani do të gjeni në: https://www.uaic.ro/.

Afatet e aplikimit:

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen:

brenda datës 18/11/2020.

Numri i bursave për mësimdhënie: 1 (një)

Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë 2020”

Mobiliteti i stafit për mësimdhënie është për një periudhë 5 ditore përfshirë 2 ditë udhëtim për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021 pranë Katedrës së Anglistikës.

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet stafi.

Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore prej 140 Euro/ditë.

Kriteret për aplikim për mësimdhënie:

  • personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV ;
  • fusha: gjuhë e huaj (anglistikë);
  • përvojë, meritë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushën e sipërpërmendur;
  • argumentim i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Titulli akademik/ Grada shkencore
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale.
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:

– Plani i punës i propozuar; (staff mobility agreement).

– Vjetërsia në punë;

– Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë, ID);
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së (i lëshuar në gjuhën angleze/përkthyer nga origjinali në gjuhën angleze);
  • CV vetjake në gjuhën angleze;
  • Plani i punës i propozuar (Staff mobility agreement. Dokumentin e gjeni më poshtë).

Procedura e përzgjedhjes: 

  • UV ngre një komision ad hoc, i cili do t’i vlerësojë  kandidatët në bazë të kritereve të shpalluara në këtë thirrje..
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
  • UV përcjell listën e kandidatëve të nominuar, si dhe gjithë dokumentacionin e kërkuar pranë AICU.

Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me koordinatorin akademik të marrëveshjes Prof. As. Armela Panajoti në adresën e e-mailit: armela.panajoti@univlora.edu.al dhe/ose Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

 

Teaching Agreement

Learning agreement for Studies

Student application form – AICU[:]