Konferenca e studentëve për studime gjuhësore


Konferenca e studentëve për studime gjuhësore , letrare dhe kulturore, mbajtur më 7 nëntor 2018, organizuar nga Departamenti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë paraqiti talentet akademike nga departament, fakultet, por jo vetëm. Konferenca mirëpriti studentë të diplomuar nga Fakulteti i Shkencave Humane, si dhe studentë ndërkombëtarë nga Hungaria, Turqia, Rumania, Egjipti dhe Gjakova. Interesimi dhe pjesëmarrja e studentëve rezultuan në një shumëllojshmëri mbresëlënëse të temave nga studimet letrare, gjuhësia, pragmatika, sociolinguistika, përvetësimi i gjuhës, edukimi i gjuhës, metodologjia, studimet kulturore, përkthimi dhe interpretimi.

Studentët patën mundësinë e shkëlqyer që të ndanin përvojën akademike dhe kulturën e tyre në një mjedis miqësor. Pjesëmarrësit ndërkombëtarë nga anë të ndryshme të botës dhe studentët tanë ballafaquan në forma të ndryshme idetë e tyre në disiplina të përbashkëta dhe të përafërta. Ata ndanë mendime pozitive dhe kritika konstruktive për hulumtimet e tyre dhe krijuan miqësi të reja.

Një qasje e vlerësuar nga studentë, ishte pjesëmarrja dhe bashkëpunimi i profesorëve në konferencë. Në fjalën përshëndetëse, Prof. Dr. Roland Zisi, rektor i UV-së, çmoi dhe theksoi rolin e studentëve në jetën akademike të universitetit. Prof. As. Aleks Trushaj, dekan i FSHH-së e cilësoi aktivitetin si ngjarjen më të rëndësishme për FSHH-në, kurse Prof. As. Armela Panajoti, përgjegjës i DGJH-së inkurajoi studentët që të bëhen pjesë e punës kërkimore-shkencore në UV dhe nismëtarë të aktiviteteve të tilla. Dr. Doriana Klosi, pedagoge pranë DGJH-së dhe Jenila Zenelaj, studente pranë këtij departamenti, në emër të grupit organizator, shprehën kënaqësinë e tyre për realizimin me sukses të këtij aktiviteti

.