Konferenca Studentore e Hapur 2017


Konferenca Studentore e Hapur 2017

Sot për herë të parë në ambjentet e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë pranë sallës “Rilindja” u zhvillua “Konferenca Studentore e Hapur 2017”.

Pjesëmarrës në këtë Konferencë ishin studentë nga gjithë hapësira Shqiptare, të cilët paraqitën punimet e tyre shkencore në fusha të ndryshme si : Gjuhë Shqipe-Letërsi, Ekonomi, Edukim, Shëndet Publik, Biologji, Histori Gjeografi dhe  Drejtësi. E zhvilluar për herë të parë, kjo konferencë hedh një hap të ri dhe të rëndësishëm në vendosjen e rrugëve të reja të bashkëpunimit shkencor midis universiteteve, dhe pikërisht vendosjen e bashkëpunimit shkencor dhe studimor midis atyre që janë në fakt arsyeja e ekzistencës së universiteteve, studentëve. Në konferencë morrën pjesë edhe pjesa më e madhe e rektorëve të universiteteve publike shqiptare, të cilët I dhanë rëndësinë e duhur këtij aktiviteti.

Aktiviteti nisi me fjalën përshëndetëse të Rektorit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë Prof. Dr. Roland Zisi I cili gjithashtu I përcolli konferencës edhe përshëndetjen e Rektorit të UT, Prof. Dr Mynyr Koni. Gjithashtu përshëndetën edhe Rektore e Universitetit të Durrësit Prof. Dr. Kseanela Sotirovski, Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof. Dr. Skënder Topi, Rektori  i Universitetit të Korçës Prof. Dr. Ali Jashari, Rektori i Universitetit të Gjirokastrës Prof. Dr. Bektash Mema, Rektori i Universitetit të Arteve Prof. Dr. Kastriot Caushi.

Konferenca synon nëpërmjet prezantimit të arritjeve dhe metodave të ndryshme, të nxisë kërkimin shkencor në fusha të caktuara studimi. Gjithashtu, qëllimi i kësaj konference është vendosja e marrëdhënieve profesionale midis studentëve dhe ngritja e urave të bashkëunimit në kërkime të mëtejshme shkencore të mirëfillta .

Pjesëmarrësit në konferencë do të pajisen me çertifikata, kurse tre studentët me prezantimin më të mirë përveç Çertifikatës do të pajisen dhe me medalje.

Ky aktivitet përveç prezantimit ndërstudentor dhe vendosjes së bashkëpunimeve, shpreson gjithashtu të rrisë cilësinë e studimeve dhe kërkimeve në disiplinat shkencore, që ofron Universiteti i Vlorës.