PSE DUHET ZGJEDHUR FAKULTETI I SHËNDETIT NË VLORË PËR TU FORMUAR SI PROFESIONISTË SHËNDETI?
Studentët që do të zgjedhin të kryejnë studimet në Fakultetin e Shëndetit në Vlorë, do të përfitojnë kompetenca profesionale të standarteve bashkëkohore sepse në departamentet tona ofrohen:
- Programe mësimore të strukturuara sipas kërkesave të Provimit të Liçencës së Infermierit dhe kërkesave të punësimit të BE.
- Laboratore didaktike të mirëpajisura në Infermieri, Mami, Anatomi Humane.
- Këshillim akademik të personalizuar dhe të vazhdueshëm gjatë gjithë periudhës akademike.
- Masterat profesionalë 1 vjeçarë janë të strukturuara me numër shumë të lartë orësh në praktikë profesionale nëpër shërbimet spitalore – çka e favorizon pranimin e programit jashtë vendit.
- Vlerësim të njohurive të studentit në mënyrë të vazhduar gjatë gjithë semestrit: nota përfundimtare e lëndës vendoset me tre vlerësime: vlerësim i performancës në seminare/laboratore/praktika (10% të pikëve totale); provim i pjesshmëm (me 30% të pikëve totale) dhe provim përfundimtar (me 60% të pikëve totale), duke krijuar mundësinë e vlerësimit të lëndës pjesë-pjesë dhe jo tërësisht vetëm në fund të semestrit.
- Angazhim në shërbime komunitare periodike.
- Përfshirje në projektet kërkimore të departamenteve.
- Gjuha gjermane mësohet gjatë gjithë semestrave të programit akademik bachelor, (deri në marrjen e nivelit B2) brenda tarifave vjetore të shkollimit.
Në Fakultetin e Shëndetit Publik – Universiteti ‘Ismail Qemali’ Vlorë:
- Mesatarja e Maturës Shtetërore së studentëve të rregjistruar në programet tona në 2016 është:
Bsc në Infermieri të Përgjithshme = 8.2 (Maksimumi – 9.4)
Bsc në Infermieri Mami = 7.45 (Maksimumi – 8.8)
- 70% e studentëve diplomohen brenda kohës së rregullt akademike.
- 40% e studentëve janë punësuar në BE / USA.
- Kalueshmëria e studentëve të FSHP në provimin e shtetit për marrjen e liçencës për ushtrimin e profesionit të infermierit (sipas informacioneve zyrtare të marra nga UISH):
në provimet teorike në vitin 2016
Bsc në Infermieri të përgjithshme = 68.7%
Bsc në Infermieri Mami = 66%.
Kalueshmëria në rang kombëtar ~ 53%
në provimet teorike në Janar 2017
Bsc në Infermieri të përgjithshme = 57%
Bsc në Infermieri Mami = 29%.
Kalueshmëria në rang kombëtar ~ 24%