[:sq]Departamenti i Kimisë ofron programe studimi të Ciklit të Parë Bachelor dhe të Ciklit të dytë Master Profesional dhe Master i Shkencave si më poshtë:
- Diploma e Ciklit të Parë të Studimeve Bachelor me kohë të plotë:
Programi i ciklit të parë “Bachelor në Kimi” është organizuar në tri vite akademike (6 semestra). Në përfundim të studimeve studentët grumbullojnë 180 ECTS dhe fitojnë diplomën: “Bachelor në Kimi”.
- Diploma e Ciklit të Dytë të Studimeve, Master Profesional me kohë të plotë:
Master Profesional në Mësuesi AMU në Kimi
Programi i ciklit të dytë “Master Profesional në Mësuesi AMU në Kimi” i pajis studentët me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për formim profesional në fushën e mësuesisë. Në fund të programit studenti ka marrë 90 kredite dhe në përfundim të studimeve lëshohet diplomë universitare “Master Profesional në Mësuesi AMU në Kimi”.
- Diploma e Ciklit të Dytë të Studimeve, Master i Shkencave me kohë të plotë:
Master i Shkencave në Mësuesi AML në Kimi
Programet e studimeve të ciklit të dytë, “Master i Shkencave në Mësuesi AML në Kimi i pajis studentët me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor në fushën e mësuesisë. Në fund të programit studenti ka marrë 120 kredite, dhe kohëzgjatja normale e studimit është 2 vite akademike. Në përfundim të programit të studimeve të këtij cikli lëshohet diplomë universitare “Master i Shkencave në Mësuesi AML në Kimi”[:]