Thirrje për bursa trajnim/ mësimdhënie për personelin akademik, në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility në Tallinn Health Care College në Tallinn, Estoni.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në kuadër të Programit “Erasmus+” KA171, fton të gjithë stafin e punësuar me kohë të plotë në UV të aplikojnë për bursë për trajnimi/ mësimdhënie 1-javore në Tallinn Health Care College në Tallinn, Estoni.
Lloji i mobilitetit përfshin:
– Shkëmbimin e personelit akademik për trajnim/mësimdhënie
– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.
– Numri i mobiliteteve: 2
– Periudha e mobilitetit: 6-10 Nëntor 2023, për aktivitetin “Java Ndërkombëtare e Stafit”.
– Dieta ditore: 140 Euro.
– Shpenzime udhëtimi: 360 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të
largësisë sipas linkut:
https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Kriteret për aplikim :
- Të jeni personel akademik me kohë të plotë në UV i fushës:
0913 Nursing and Midwifery (Infermieri dhe Infermieri- Mami)
- Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2.
Kriteret e përzgjedhjes:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:
- Arritja akademike. Titulli akademik/ Grada shkencore për stafin akademik.
- Kompetenca e gjuhës së huaj.
- Pjesëmarrje në mobilitete. Prioritet do t’u jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.
Kritere shtesë:
- Prioritet do t’u jepet stafit që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
- Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje e dokumentit identifikues/ pasaportë.
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së
- Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
- Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës (minimalisht niveli B2). Përjashtohet nga ky detyrim personeli i diplomuar në gjuhës angleze.
- Marrëveshjen e mobilitetit të firmosur nga stafi dhe eprori më i afërt (dokumenti bashkëlidhur).
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është 27/10/2023
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë universitetit pritës.
- Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Koordinatorin akademik të marrëveshjes ndërinstitucionale Prof. As. Enkelejd Mehilli (mechili@univlora.edua.l )
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
FORMULAR APLIKIMI PERSONELI AKADEMIK
FORMULAR APLIKIMI PERSONELIN JO AKADEMIK (1)