njoftime Njoftime FSHP

Pjesëmarrje e stafit akademik të Qendrës Kërkimore Shkencore për Shëndetin Publik, Fakulteti i Shëndetit në Konferencën Ndërkombëtare:

4th international Conference on Preventive medicine and Public Health, March18-19, 2024 Amsterdam, Netherlands

Konferenca e 4- ndërkombëtare FUTURE OF PMPH 2024, për Mjekësi parandaluese dhe Shëndetin Publik u mbajt në 18-19 Mars 2024 , në Amsterdam Hollandë. Kjo konferencë dy ditore kishte si qëllim prezantimin dhe ndarjen e punimeve më të fundit shkencore në fushën e mjekësisë parandaluese dhe të shëndetit publik me ekspertë dhe kërkues të  fushave të ndryshme mjekësore dhe multidisiplinare me impakt në kujdesin shëndetësor dhe shëndet publik.

Në këtë konferencë shkencore prezantuan punimet e tyre shkencëtarë dhe akademikë nga universitete prestigjoze dhe vende të zhvillura si Suedia, Austria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sllovenia, Estonia, Turqia, Kanadaja, Meksika, Italia, Finlanda, Hollanda etj.

Universiteti i Vlorës u përfaqësua nga  gjashtë anëtarë të Qendrës Kërkimore Shkencore për Shëndetin Publik, të cilët prezantuan punët e tyre kërkimore të kryera në bashkëpunim, me impakt në rritjen e kapaciteteve kërkimore të stafit, transferim të njohurive te studentët dhe integrim të tyre në mësimdhënie.

Punimet e prezantuara në këtë konferencë ishin:

  1. Self-care practices of type 2 diabetic patients and Albanian questionnaire validation – translating research into practice- Fatjona Kamberi
  2. The level of vitamin D in the staff of the Faculty of Health, University of Vlore, The role of educational training. A case- control study-Jerina Jaho
  3. Cows milk protein allergy (CMPA) – case report-Irini Rapushi
  4. The impact of SARS-CoV-2 infection and the anti-COVID vaccine on the menstrual cycle, among female students at the Faculty of Nursing-Yllka Stramarko
  5. Medicines and supplements taken by people with multiple chronic conditions, and the evolution of the association between age, gender and other variables-Brunilda Subashi
  6. Self-managment, a challenge in coping with rheumatoid arthritis: case report-Glodiana Sinanaj

Pjesëmarrja e kërkuesve nga qendra kërkimore në këtë konferencë ishte  një mundësi e madhe për të prezantuar studimet kërkimore të kryera në Shqipëri me impakt në shkëmbimin e përvojave midis kërkuesve të fushës dhe mundësisë për bashkëpunime në të ardhmen.  Kjo konferencë, ndikoi në rritjen profesionale të pjesëmarrësve,  mundësinë për të ndarë rezultatet e studimeve shkencore  të financuara nga fondi kërkimor-shkencor i Universitetit të Vlorës, fryt i punës bashkëpunuese me anëtarë të tjerë të stafit akademik të fakultetit, në një audiencë shkencëtarësh dhe akademikësh në përmbushje edhe të Strategjisë së Ndërkombëtarizimit të Universitetit, në rritjen e interesit nga pjesëmarrësit për bashkëpunime dhe ndërrmarrjen e punimeve kërkimore të përbashkëta në fushën e kujdesit shëndetësor dhe shëndetit publik. Konkretisht, në kuadër të ndërkombëtarizimit patëm një ftesë bashkëpunimi nga Lehman College and Cuny institute  for Health Equity (CIHE) USA për ndërmarrjen e projekteve të përbashkëta që mund të përfshinin dhe minoritetin e shqiptarëve në Bronx, New York, USA. Gjithashtu, Peers Alley Media, organizatorët e konferencës me përvojë të gjerë, si rrjet i konsoliduar në zhvillimin e studiuesve post-doc, dhe brezin e ardhshëm të shkencëtarëve kryesor me konferenca të organizuara në vende të ndryshme në Evropë, Azi, Lindjen e Mesme, SHBA dhe Kanada, shpreu interes për organizimin e  konferencave në të ardhmen, nga ana e tyre edhe në Shqipër,i në Universitetin e  Vlorës “ Ismail Qemali”.

Pjesëmarrja e Qendrës Kërkimore Shkencore për Shëndetin Publik, https://src4ph.univlora.edu.al/,  ishte edhe një mundësi për të bërë të ditur ndërkombëtarisht kapacitetet e Universitetit të Vlorës dhe të Shqipërisë si vend për tu vizituar, eksploruar dhe shkëmbim kulturash midis vendeve dhe njerëzve.

#Qendra Kërkimore Shkencore për Shëndetin Publik

#Fakulteti I Shëndetit

#Universiteti I Vlorës “Ismail Qemali” Albania

#Ndërkombëtarizimi i UV

 

Në vijim janë paraqitur foto të konferencës.