njoftime

Bursa Erasmus+ për personelin akademik në Tallinn Health Care College në Tallinn, Estoni.

Thirrje për bursa trajnim/ mësimdhënie për personelin akademik, në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit MobilityTallinn Health Care College në Tallinn, Estoni.

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në kuadër të Programit “Erasmus+” KA171, fton të gjithë stafin e punësuar me kohë të plotë në UV të aplikojnë për bursë për trajnimi/ mësimdhënie 1-javore në Tallinn Health Care College në Tallinn, Estoni.

 

Lloji i mobilitetit përfshin:

– Shkëmbimin e personelit akademik për trajnim/mësimdhënie

– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.

– Numri i mobiliteteve: 2

– Periudha e mobilitetit: 6-10 Nëntor 2023, për aktivitetin “Java Ndërkombëtare e Stafit”.

– Dieta ditore: 140 Euro.

– Shpenzime udhëtimi: 360 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të

largësisë sipas linkut:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Kriteret për aplikim :

  • Të jeni personel akademik me kohë të plotë në UV i fushës:

0913 Nursing and Midwifery (Infermieri dhe Infermieri- Mami)

  • Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2.

 

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Arritja akademike. Titulli akademik/ Grada shkencore për stafin akademik.
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.
  • Pjesëmarrje në mobilitete. Prioritet do t’u jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.

Kritere shtesë:

  • Prioritet do t’u jepet stafit që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje e dokumentit identifikues/ pasaportë.
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së
  • Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
  • Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës (minimalisht niveli B2). Përjashtohet nga ky detyrim personeli i diplomuar në gjuhës angleze.
  • Marrëveshjen e mobilitetit të firmosur nga stafi dhe eprori më i afërt (dokumenti bashkëlidhur).

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
  1. mechili@univlora.edu.al
  2. international@univlora.edu.al
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është 27/10/2023

Procedura e përzgjedhjes:

  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë universitetit pritës.
  • Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

FORMULAR APLIKIMI PERSONELI AKADEMIK

FORMULAR APLIKIMI PERSONELIN JO AKADEMIK (1)