njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për mobilitet stafi për mësimdhënienë Universitetin Teknik të Rigës, Letoni (Riga Technical University)

Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA171 International Credit Mobility në Universitetin Teknik të Rigës, Letoni (Riga Technical University).

 

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Rigës hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA171.

Ftohen të aplikojnë stafi i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV.

Lloji i mobilitetit përfshin:

  • Shkëmbimin e stafit akademik, i cili lidhet me fushat:
  1. 0410 Business and Administration
  2. 0610 Information and Communication Technologies
  3. 0710 Engineering and Engineering Trades
  4. 0230 Languages

Kriteret për aplikim për aplikantët:

  • Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV.
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2).

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Arritja akademike (Titulli akademik/ Grada shkencore) për stafin akademik.
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.
  • Pjesëmarrje në mobilitete. Prioritet i jepet stafit që nuk ka pasur më parë eksperiencë mobiliteti.

Kritere shtesë:

  • Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit;
  • Kopje ID/ pasaportë;
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së
  • CV vetjake në gjuhën angleze sipas modelit Europass (mund të shkarkoni një model:http://europass.cedefop.europa.eu/documents/curriculum-vitae/templates-instructions).
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është diplomuar për gjuhë angleze/të huaj.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën:
  • international@univlora.edu.al
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është 25/09/2023

Procedura e përzgjedhjes:

  • Faza e Nominimit
  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët aplikues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të e-mail mbi rezultatet e renditjes.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë Universitetit Teknik të Rigës.
  • Faza e aplikimit

Stafi i nominuar do të plotësoj formularin e aplikimit online të RTU-së.

  • Faza e përzgjedhjes nga RTU
  • Me dorëzimin prej kandidatëve të aplikimit të tyre, departamenti specifik në RTU ku kandidati po aplikon e shqyrton aplikimin dhe pranon ose e refuzon atë.
  • RTU mban parasysh kriteret e përzgjedhjes si mëposhtë:
  1. Letër motivimi ku të argumentohet arsyeja e aplikimit për mobilitetin.
  2. Plani i punës së mobilitetit (preferohet sa më i detajuar)
  3. Minimumi B2 i nivelit të gjuhës angleze.
  4. Prioritet do i jepet stafit që nuk ka pasur më parë eksperiencë mobiliteti.
  5. Prioritet do i jepet stafit, i cili ka marrë ftesë prej departamentit të RTU-së që dëshirojnë të vizitojnë.
  • Koordinatorët Erasmus+ të RTU-së njoftojnë kandidatët dhe UV-në nëse aplikimi ka rezultuar i sukseshëm.

Një informacion rreth Universitetit Teknik të Rigës do të gjeni në linkun https://www.rtu.lv/en

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

 

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK_Riga