njoftime

Shpallet konkursi online BALKATHON 4.0

 

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka shpallur edicionin e 4-të të eventit të konkurrencës rajonale – BALKATHON 4.0, i cili ka të bëjë me konkursin online të markës tregtare për idetë dhe zgjidhjet më të mira dixhitale nga Ballkani Perëndimor.

 

Fushat ku fokusohet konkursi janë “Turizmi i Qëndrueshëm”, “Ekonomia e Gjelbër” dhe “Sipërmarrjen”.

 

Ekipet e përzgjedhura do të kenë mundësinë të marrin një program mentorimi dy-ditor me ekspertë me përvojë, mundësinë për të zbatuar zgjidhjen e tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për të fituar një nga gjashtë çmimet nga grupi i çmimeve prej 60,000 euro.

 

Procesi i regjistrimit do të jetë i hapur deri më 13 shtator 2023.

 

Për më shumë informacion mbi regjistrimin dhe kërkesat, ju lutemi shikoni në linkun: https://rcc.int/balkathon