njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për mësimdhënie/trajnimpër stafin akademik dhe ndihmës akademik/administrativ me kohë të plotë në Universitetin Aristoteli në Selanik, Greqi

Thirrje për bursa mësimdhënie/trajnim për stafin akademik dhe ndihmës akademik/administrativ me kohë të plotë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility Universitetin Aristoteli në Selanik, Greqi.

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Aristoteli në Selanik, Greqi (Aristotle University of Thessaloniki-AUTH), në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë stafin me kohë të plotë në UV të aplikojnë për bursë për mobilitet mësimdhënie/trajnim.

 

Lloji i mobilitetit për Shqipërinë përfshin:

– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie.

– Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik/administrativ për trajnim.

– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.

– Numri i mobiliteteve: – 2 mësimdhënie

                                      – 1 trajnim.

– Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë” i vitit akademik 2023-2024. Duhet të

                                       implementohen brenda periudhës 15 Janar – 19 Korrik 2024.                                     

– Dieta ditore: 160 Euro.

– Shpenzime udhëtimi: Udhëtimi i gjelbër (duke përdorur transportin tokësor dhe / ose

                                    ujor) sipas guidës të programit Erasmus+ në linkun: https://erasmus-plus.ec.europa.eu/document/erasmus-programme-guide-2023-version-1

 

Kriteret për aplikim për mobilitet mësimdhënie:

·     Stafi akademik me kohë të plotë në UV.

·     Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2.

Kriteret për aplikim për trajnim:

·      Staf ndihmës akademik/administrativ me kohë të plotë në UV.

·     Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2.

 

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

        Arritja akademike. Titulli akademik/ Grada shkencore për stafin akademik.

        Eksperienca në punë për stafin ndihmës akademik/administrativ.

        Kompetenca e gjuhës së huaj.

        Pjesëmarrje në mobilitete. Prioritet do t’u jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.

Kritere shtesë:

      Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.

      Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje e dokumentit identifikues/ pasaportë.
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
  • Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës (minimalisht niveli B2). Përjashtohet nga ky detyrim personeli akademik i gjuhës angleze.

 

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

        Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën:

a)     international@univlora.edu.al

b)     mechili@univlora.edu.al

        Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

 

Afati i fundit i aplikimit është 28/09/2023.

 

Procedura e përzgjedhjes:

1.   Nominimi prej UV-së

·     UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.

·     Për të garantuar pjesëmarrje prej të gjithë departamenteve, përzgjedhja do të bëhet duke respektuar shpërndarjen e barabartë të numrit të bursave për çdo departament (1 bursë/departament). Në rastet kur mungojnë aplikime për çdo departament bursat e mbetura do të shpërndahen mes aplikantëve duke respektuar renditjen e tyre.

·     Kandidatët aplikues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it mbi rezultatet e renditjes.

·     Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.

·     Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë AUTH online nëpërmjet “e-nomination” .

2.   Faza e aplikimit pranë AUTH:

·     I gjithë stafi i nominuar do të plotësojnë aplikimin online të AUTH-së brenda periudhës 04 – 24/10/2023 dhe do të ngarkojnë të gjitha dokumentet e nevojshme mbështetëse të kërkuara si vijon:

a)     Marrëveshjen e mobilitetit për mësimdhënie ose trajnim, e cila duhet tĽ përfshijë vetëm periudhën e mobilitetit duke përjashtuar ditët e udhëtimit dhe të jetë e firmosur prej aplikantit dhe UV-së. Modeli I marrëveshjeve gjendet sipas linkeve të mëposhtme:

   mësimdhënie: https://eurep.auth.gr/en/staff/international/teaching/general_information

   trajnim:

https://eurep.auth.gr/en/staff/international/training/general_information

b)     Jetëshkrimin (Curriculim Vitae) në formatin Europass, i cili mund të shkarkohet në linkun: http://europass.cedefop.europa.eu/documents/curriculum-vitae/templates-instructions

c)     Letër mbështetëse nga Shkollat/ Fakultetet e interesuara. Kjo letër nuk është e detyrueshme, por kontribuon pozitivisht në vlerësimin e aplikimit. Aplikantët duhet të kontaktojnë koordinatorët Erasmus+, ku gjenden të listuar në linkun: https://eurep.auth.gr/en/coordinators/international

3.Përzgjedhja prej AUTH.

·  Pas përfundimit të aplikimeve, të gjitha aplikimet do të vlerësohen nga Koordinatorët Erasmus+ të Shkollave dhe Fakulteteve të AUTH-së.

Përzgjedhja e mobilitetit të stafit do të jetë sipas kritereve në linkun: https://eurep.auth.gr/en/staff/international/teaching/assessment

·  UV-së do i niset një list me aplikantët e përzgjedhur ose jo.

 

Më shumë informacion për Universitetin Aristoteli referohuni në linkun:

https://ëëë.auth.gr/

 

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

  • Koordinatorin akademik të marrëveshjes ndërinstitucionale, Prof. As. Enkelejd Mëhilli (mechili@univlora.edu.al )

ose

  • Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë ose në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

 

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK_Aristoteli

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN TRAJNIM_AUTH