njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për mësimdhënieje/ trajnim për stafin akademik me kohë të plotë me 1-Universitetin Katolik të Ruzhomberokut (Catholic University in Ružomberok) në Sllovaki; 2-Universitetin Jan Kochanowski në Kielce (Jan Kochanowski University in Kielce) Poloni dhe 3-Universitetin e Zielona Gorës (University of Zielona Gora) në Poloni

Thirrje për bursa mësimdhënieje/ trajnim për stafin akademik me kohë të plotë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Katolik të Ruzhomberokut (Catholic University in Ružomberok) në Sllovaki; Universitetin Jan Kochanowski në Kielce (Jan Kochanowski University in Kielce) Poloni dhe Universitetin e Zielona Gorës (University of Zielona Gora) në Poloni në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë stafin me kohë të plotë të UV-së të aplikojnë për mobilitete mësimdhënie/ trajnim.

 

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1. Ato parashikojnë udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en) , si dhe dietën ditore.

 

Mobiliteti për në Universitetin Katolik të Ruzhomberokut përfshin:

– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie/trajnim, i cili lidhet me fushën “023 Languages (Italian, English)”

– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.

– Numri i mobiliteteve: – 1 (një) mësimdhënie

– 1(një) trajnim

– Periudha e mobilitetit: Viti akademik 2023-2024

– Dieta ditore: 140 Euro

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro

 

Mobiliteti për në Jan Kochanowski në Kielce përfshin:

– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie, i cili lidhet me fushën “0230 Languages not further defined”, “0110 Education not further defined”, “0421 Law”.

– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.

– Numri i mobiliteteve: – 2 (dy) mësimdhënie

– Periudha e mobilitetit: Viti akademik 2023-2024

– Dieta ditore: 140 Euro

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro

 

Mobiliteti për në Universitetin e Zielona Gorës përfshin:

– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie, i cili lidhet me fushën “0233 Languages not further defined”

– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.

– Numri i mobiliteteve: 1 (një) mësimdhënie

– Periudha e mobilitetit: Viti akademik 2023-2024

– Dieta ditore: 140 Euro

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro

 

Kriteret për aplikantët:

  • Staf akademik, i cili lidhet me fushat e përcaktuara në marrëveshjen ndër-institucionale sipas kodifikimeve të ISCED respektive për secilin universitet.
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2).

 

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Arritja akademike (Titulli akademik/ Grada shkencore) për stafin akademik.
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.
  • Pjesëmarrje në mobilitete. Prioritet i jepet stafit që nuk ka pasur më parë eksperiencë mobiliteti.

Kritere shtesë:

  • Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • CV vetjake në gjuhën angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
  • Certifikatë që vërteton njohjen e gjuhës së huaj (minimumi niveli B2). Përjashtohen stafi me diplomë universitare në gjuhë angleze.

 

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

 

Afati i fundit i aplikimit është 21/07/2023.

 

Procedura e përzgjedhjes:

  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë Universitetit pritës.
  • Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

 

Një informacion i përgjithshëm mbi universitetet pritëse gjenden në linket në vijim:

 

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

 

FORMULAR STAFF (1)