njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për mësimdhënie/trajnim për stafin akademik me kohë të plotë në Universitetin Matej Bel në Banska Bistrica

Thirrje për mobilite mësimdhënie/trajnim për stafin akademik me kohë të plotë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility Universitetin Matej Bel në Banska Bistrica.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Matej Bel në Banska Bistrica në Sllovaki, në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë stafin akademik me kohë të plotë në UV të aplikojnë për mobilitet mësimdhënie/trajnim.

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1. Ato parashikojnë udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore.

Llojet e mobilitetit në Universitetin Matej Bel në Banska Bistrica:

  • Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie/trajnim, sipas kodifikimit të ISCED “041, 0412, 0411 Business and Administration, Finance banking and insurance, Accounting and taxation”.
  • Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.
  • Numri i mobiliteteve: 2 (dy).
  • Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë 2023”.
  • Dieta ditore: 140 Euro.
  • Shpenzimi për udhëtimin: 275 Euro.

Kriteret për aplikantët:

  • Stafi akademik me kohë të plotë, i cili lidhet me fushat e përcaktuara në marrëveshjet ndërinstitucionale sipas kodifikimit të ISCED të sipër përmedura.
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2).

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Arritja akademike -Titulli akademik/ Grada shkencore për stafin akademik.
  • Eksperienca në punë për stafin ndihmës akademik/administrativ.
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.
  • Pjesëmarrje në mobilitete. Prioritet i jepet stafit që nuk ka pasur më parë eksperiencë mobiliteti.

Kritere shtesë:

  • Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • CV vetjake në gjuhën angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
  • Certifikatë që vërteton njohjen e gjuhës së huaj (anglisht, niveli B2).

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

Afati i fundit i aplikimit është 10/04/2023.

Procedura e përzgjedhjes:

  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë Universitetit pritës.
  • Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit prites për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

Një informacion i përgjithshëm mbi universitetet pritëse gjendet në linkun:

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK_ mATEJ bEL