njoftime seminare

Takimi prezantues mes partnerëve të Projektit “SMART” 

Në datat 23 dhe 24 Janar 2023, në Fakultetin e Ekonomisë DOBA – Partneri Lider, në Slloveni u zhvillua takimi prezantues mes partnerëve të Projektit Erasmus KA2 – CBHE “SMART”  (2022-2025),  në të cilën Universiteti i Vlorës u  përfaqësua nga grupi i punës, Drejtuese e projektit Prof.Asoc. Fioralba Vela, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Albert Qarri dhe, Dr. Enida Pulaj.

Ky projekt mbështet IAL-të partnere nga vendet e synuara, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, për të kapërcyer rolin e tyre si ofrues njohurish dhe për t’u bërë formësues aktivë të ekosistemit rajonal të inovacionit duke bashkëpunuar me aktorë të ndryshëm.

Projekti synon të  ngrejë 7 Qendra  Inovacioni SMART në IAL – të e vendeve të synuara dhe integrimi i tyre në strukturën ekzistuese të IAL-ve, të cilat do të synojnë lehtësimin e bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërmjet IAL-ve dhe sektorit të biznesit nëpërmjet Rrjetit të Shkëmbimit të Njohurive SMART, si dhe inkurajimin e punësimit të studentëve dhe stafit, si dhe lëvizshmërisë (virtuale).

Në këtë projekt Universiteti i Vlorës është Koordinator Kombëtar për institucionet partnere të Shqipërisë dhe Lider i Paketës së Punës që do të hartojë dhe ndjekë të gjitha procedurat e ngritjes operacionale të Qendrave të Inovacionit SMART në të gjitha universitetet partnere, sipas linjave guidë të projektit.