njoftime Njoftime FSHH

Takim informues me studentët e ciklit të tretë të studimit “Doktoratë” në “Studime gjuhësore, letrare e kulturore”

Në datën 30 janar 2023 në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Drejtësisë u zhvillua takimi informues me studentët e ciklit të tretë të studimit “Doktoratë” në “Studime gjuhësore, letrare e kulturore”.

Përmes prezantimeve praktike në formatin power point, apo pyetjeve e diskutimeve, studentët e doktoratës u njohën me:

  • strukturat përgjegjëse për programin, detyrat dhe përgjegjësitë e secilës;
  • aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë organizimin e programit të doktoratës;
  • kapacitetet infrastrukturore në shërbim të realizimit të programit;
  • programin individual për aftësim të pavarur, hartimin dhe detyrimet për përmbushjen e tij;
  • detyrimet në vitin e parë të doktoratës;
  • formatet dhe formularët e ndryshëm për raportim të veprimtarisë së doktorantit në kuadër të programit të doktoratës.

Studentët i mirëseardhën edhe Prof. Roland Zisi, Rektor i UV-së, Prof. Asoc. Armela Panajoti, dekane e FShHD-së, Prof.Asoc. Veneranda Hajrulla, përgjegjëse e DGjH-së, Prof.Asoc. Monika Hasani, përgjegjëse e DGjhHL-së, njëkohësisht personel akademik në këtë program studimi.