njoftime Thirrje

Shkollë verore ndërkombëtare për studentë dhe akademikë në Strobl.

Universiteti i Vjenës organizon çdo vit një shkollë verore ndërkombëtare për studentë dhe akademikë nga e gjithë bota në Strobl, në liqenin Wolfgang. “Univie: shkolla verore për Studime Evropiane dhe Ndërkombëtare 2023” do të mbahet nga data 15 korrik deri më 12 gusht 2023. Programi katërjavor ofron kurse cilësore të Austrian Arbitration Academy dhe kurse te gjuhes gjermane. Kurset e Studimeve Evropiane mbahen në gjuhën angleze dhe trajtojnë aspektet politike, ekonomike, ligjore, historike dhe kulturore të zhvillimit të Evropës dhe Bashkimit Evropian. Austrian Arbitration Academy merret me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare përmes gjykatave të arbitrazhit.

 Për shkak të karakterit të saj ndërkombëtar dhe ndërdisiplinor, gama e kurseve në Shkollën Verore është padyshim me interes për studentët nga të gjitha fushat e studimit. Me interes të veçantë, megjithatë, për studentët që fokusohen në Evropë ose në një nga fushat e mëposhtme të studimit në studimet e tyre: studime evropiane, shkenca politike, drejtësi (e drejta ndërkombëtare, e drejta evropiane), ekonomi, histori, studime kulturore, marrëdhënie ndërkombëtare, studimet ndërdisiplinore dhe gjermanisht.

Studentë nga e gjithë bota zgjedhin shkollën verore jo vetëm për shkak të reputacionit të saj të jashtëzakonshëm akademik dhe mundësive të shkëlqyera për të studiuar gjuhën gjermane, por edhe për shkak të vendndodhjes, direkt në brigjet e liqenit Wolfgang në Salzkammergut.

Informacione të mëtejshme dhe detaje gjeni në linkun https://shs.univie.ac.at/summer-school/